JEHOZADAKU
[ndoshta: Jehovai shpall të drejtë], Jozadaku [formë e shkurtuar e emrit Jehozadak].
Forma e shkurtër përdoret te Nehemia, e gjata në vende të tjera.
I ati i kryepriftit Jeshua (ose Josi). (Ezd 3:2; Hg 1:12; Za 6:11) Jehozadakun e çuan në mërgim pasi Nabukodonosori i vrau të atin, Serajahun që ishte kreu i priftërinjve. Në këtë mënyrë nuk u ndërpre vija gjenealogjike e kryepriftërinjve.—1Kr 6:14, 15; 2Mb 25:18-21; Ne 12:26.