JEREMOTI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «të jesh i lartë (i lartësuar)»].
1. Pasardhës i Beniaminit nga i biri, Bekeri.—1Kr 7:6, 8.
2. Kreu beniaminit i një familjeje që jetoi në Jerusalem; një nga «bijtë» e Beriahut.—1Kr 8:14-16, 28.
3. Biri i Mushit dhe nipi i Merarit nga fisi i Levit. Shtëpia atërore që erdhi nga ky person, emri i të cilit shkruhet edhe ‘Jerimot’, u përfshi në riorganizimin e shërbimit levitik të bërë nga Davidi.—1Kr 23:21, 23; 24:30, 31.
4. Bir i Hemanit në degën levitike të kehathitëve. Gjatë mbretërimit të Davidit, Jeremoti (Jerimoti) u zgjodh me short në krye të ndarjes së 15-të nga 24 ndarjet e muzikantëve të shenjtërores.—1Kr 6:33; 25:1, 4, 8, 9, 22.
5, 6, 7. Tre izraelitë, përkatësisht bij të Elamit, të Zatuit dhe të Banit, që larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:25-27, 29, 44.