JOGBEAHU
Një nga qytetet e fortifikuara me vatha të gurta për bagëtinë, që i ndërtuan ose rindërtuan gaditët para se të kalonin Jordanin që të ndihmonin në pushtimin e Kanaanit. (Nu 32:34-36) Kohë më vonë, ushtria e gjykatësit Gideon kaloi në Jogbeah para se të sulmonte befasisht kampin midianit në Karkor. (Gjy 8:10, 11) Mendohet se vendndodhja e Jogbeahut është El Jubeihati, rreth 1.050 m mbi nivelin e detit dhe afro 10 km në veriperëndim të Amanit (Rabahut) të sotëm.