NOBAHU
1. [Nga rrënja e fjalës që do të thotë «leh».] Një izraelit, mbase nga fisi i Manaseut, që pushtoi Kenatin dhe fshatrat e tij. Pastaj i vuri qytetit emrin e vet.—Nu 32:42.
2. Qytet në lindje të Jordanit, që e pushtoi Nobahu. (Nu 32:39, 42) Me sa duket, emrin Nobah nuk e mbajti gjatë, sepse më vonë në Shkrime quhet me emrin e parë, Kenat. (1Kr 2:23) Zakonisht këtë qytet të lashtë e lidhin me rrënojat e Kanaouatit, afro 90 km në jug-juglindje të Damaskut.
3. Vend që ndodhej në lindje të Jordanit dhe afër Jogbeahut të Gadit. (Nu 32:34, 35; Gjy 8:11) Sot nuk dihet vendndodhja e saktë.