KIRIATAIMI
[qytet i dyfishtë].
1. Qytet në lindje të Jordanit që e ndërtuan ose e rindërtuan rubenitët. (Nu 32:37; Js 13:15, 19) Kohë më vonë, qytetin e shtiu në dorë Moabi. Në profecitë e Jeremisë (48:1) dhe të Ezekielit (25:9) përmendet si një qytet i Moabit që do t’i binte gjëma. Më parë Mesha, mbreti moabit që jetoi në shekullin e 10-të p.e.s., u krenua se ndërtoi Karjatenin (me sa duket Kiriataimin).
Në përgjithësi, studiuesit hedhin idenë se ishte pranë Kurajatit, rreth 10 km në perëndim-veriperëndim të Dibonit. Gjithsesi, rrënojat që janë gjetur atje nuk datojnë më parë se shekulli i 1-rë p.e.s., kështu që vendndodhja nuk dihet me siguri.
2. Vend në Neftal që iu dha levitëve gershonitë (1Kr 6:71, 76) e që te Josiu 21:32 quhet Kartan.—Shih KARTANI.