KARTANI
[formë e emrit Kiriataim që do të thotë «qytet i dyfishtë»].
Qytet i Neftalit që iu dha levitëve gershonitë. (Js 21:27, 32) Me sa duket te 1 Kronikave 6:76 quhet Kiriataim. Në përgjithësi Kartani mendohet se ishte në Kirbet-el-Kurejeh, rreth 21 km në perëndim-veriperëndim të basenit Hula.