MALOTI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «bëj shenja; shpreh»].
Levit kehathit dhe një nga 14 bijtë e këngëtarit Heman. (1Kr 25:4, 5) Pjesëtarët e familjes së tij shërbyen si muzikantë nën drejtimin e të atit, Hemanit. Kur Davidi organizoi ndarjet e levitëve që do të shërbenin me turne në shtëpinë e Jehovait, shorti i 19-të i ra Malotit që mori drejtimin e asaj ndarjeje me 12 muzikantë.—1Kr 25:6, 26.