UJËRAT E MEROMIT
[vend i lartë (i ngritur)].
Këtu fushuan forcat aleate kananite nën komandën e Jabinit, mbretit të Hazorit, para se t’i mundte Josiu. Ndoshta izraelitët u përballen për herë të parë me kananitët e pajisur me kuaj dhe karroca, siç kuptohet nga udhëzimet që Jehovai i dha më pas Josiut: t’u digjte karrocat dhe t’u priste dejet kuajve.—Js 11:1-9.
Siç shpjegon edhe J. Aharoni, «‘ujërat e Meromit’ duhet të jenë burimi i ujit i qytetit të Meromit pranë të cilit u mblodhën forcat kananite. Meromi njihet edhe nga burime egjiptiane të mijëvjeçarit të dytë [p.e.s.] . . . edhe nga tregimi i Tiglath-Pileserit III për fushatën e tij ushtarake në Galile . . . Në përgjithësi Meromin e lidhin me Meirunin, rrëzë Jebel-Jarmakut, por meqë në këtë zonë nuk ka ndonjë tell të përshtatshëm. Por, përkrahet më tepër ideja se vendndodhja është pak më në veri. Ndoshta emri është ruajtur tek emri i Jebel-Marunit dhe i Marun-er-Rasit. Një vendndodhje tjetër mund të jetë Tell-el-Hirbehu, një nga tellet e mëdha kananite në pjesën jugore të Galilesë së Sipërme kananite. Nga Hazori, të dyja vendndodhjet e mundshme janë rreth shtatë deri në tetë milje [8-9 km] larg në vijë ajrore.»—The Land of the Bible, versioni i A. Reinit, 1979, f. 225, 226.