MEUNIMËT
Në bazë të emrit, mendohet se meunimët ishin një popull arab që banonte në Maʽan ose në afërsi të atij qyteti, që ndodhej rreth 32 km në lindje-juglindje të Petrës.
Me ndihmën e Jehovait, mbreti i Judës, Uziahu (829-778 B.C.E.), doli ngadhënjimtar në luftën kundër meunimëve. (2Kr 26:1, 7) Ndoshta në atë kohë, disa robër meunimë u caktuan të shërbenin si skllevër në tempull, e kështu pasardhësit e tyre u renditën më vonë mes nethinimëve që po ktheheshin nga mërgimi në Babiloni.—Ezd 2:1, 2, 43, 50; Ne 7:52; krahaso Ps 68:18.
Gjatë mbretërimit të Hezekisë (745-717 p.e.s.), një grup simeonitësh sulmuan meunimët që banonin në tenda në afërsi të Gedorit.—1Kr 4:24, 39-41; shih AMONIMËT.