KENATI
Vend në lindje të Jordanit që e mori Nobahu, ka të ngjarë një manasit, dhe më pas i vuri emrin e vet. (Nu 32:42) Por, mbase nuk e mbajti gjatë emrin «Nobah», sepse lexojmë që «Kenatin» më vonë e morën Geshuri dhe Siria. (1Kr 2:23) Mendohet se Kenati ndodhej aty ku janë rrënojat e Kanaouatit (ose Kanathit), rreth 90 km në jug-juglindje të Damaskut dhe 7 km në veriperëndim të Suejdës së sotme. Kanaouati ishte një nga dhjetë qytetet e hershme të Dekapolit.