OTHNI [formë e shkurtuar e emrit Otniel]. Bir i Shemajahut dhe nip i korahitit Obed-Edom, i caktuar si derëtar levit para shenjtërores. Othni dhe vëllezërit e tij ishin «krerë të shtëpisë së atit të tyre, . . . burra të zotë e të fuqishëm».—1Kr 26:1, 4, 6-8, 15.