PALTIELI
[Perëndia është Ai që më siguron shpëtim].
1. Përfaqësues i fisit të Isakarit në kohën kur u nda Toka e Premtuar dhe çdo fis mori trashëgiminë e vet; bir i Azanit.—Nu 34:17, 18, 26.
2. Bir i Laishit nga Galimi. Pasi e nxori jashtë ligjit Davidin, Sauli i dha për grua Paltit (Paltielit) të bijën, Mikalën, që ishte tashmë bashkëshorte e Davidit. (1Sa 25:44) Kur u bë mbret, Davidi i kërkoi Abnerit dhe Ish-Boshethit që t’i kthenin Mikalën. Kjo gjë e hidhëroi shumë Paltielin, i cili e ndoqi nga pas duke qarë, derisa Abneri e urdhëroi të kthehej në shtëpi.—2Sa 3:13-16.