LAISHI
[luan].
1. Një burrë nga Galimi; i ati i Paltit (Paltielit), të cilit Sauli i dha për grua të bijën, Mikalën, që ishte martuar tashmë me Davidin.—1Sa 25:44; 2Sa 3:15.
2. Qytet në veri të Kanaanit që u shkatërrua nga danitët, të cilët, pasi e rindërtuan, i vunë emrin Dan (Gjy 18:27-29); quhet edhe Leshem.—Js 19:47; shih DANI nr. 3.