PELAJAHU
[Jah ka vepruar në mënyrë të mrekullueshme].
1. Levit që ndihmoi Ezdrën për t’u lexuar e shpjeguar Ligjin izraelitëve të mbledhur në sheshin e Jerusalemit. Ka të ngjarë të ketë qenë po ai (në mos përfaqësuesi i familjes me të njëjtin emër) i cili vulosi besëlidhjen për besnikëri që u propozua pak më pas.—Ne 8:1, 5-8; 9:38; 10:1, 9, 10.
2. Një burrë në brezin e fundit të pasardhësve të Davidit që përmenden në Shkrimet Hebraike.—1Kr 3:1, 5, 10, 24.