SHAULI
[që i është kërkuar (Perëndisë)].
1. Mbreti i gjashtë i Edomit të lashtë; pasues i Samlahut dhe pararendës i Baal-Hananit. Shauli ishte nga «Rehoboti, që është afër Lumit».—Zn 36:31, 37, 38; 1Kr 1:48, 49.
2. Djali i Simeonit që përmendet i fundit; lindi nga një kananite. (Zn 46:10; 1Kr 4:24) Nga Shauli erdhi familja e shaulitëve që bënte pjesë te simeonitët.—Da 6:15; Nu 26:12, 13.
3. Levit, pasardhës i Kehathit.—1Kr 6:22-24.