SHELOMOTI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «paqe»].
1. Kreu i një shtëpie atërore mes pasardhësve të Gershonit, birit të Levit.—1Kr 23:6, 7, 9.
2. Levit kehathit nga familja e Izarit; njihet edhe si Shelomiti.—1Kr 23:12, 18; 24:22.
3. Levit, pasardhës i Moisiut nga i biri, Eliezeri. Davidi e bëri Shelomotin dhe vëllezërit e tij përgjegjës për gjithë thesarin e gjërave të shenjta, ndër të cilat edhe për plaçkën e zënë në luftë e të shenjtëruar nga izraelitët. (1Kr 26:25-28) Quhej edhe Shelomit.