ZIKRI
[formë e shkurtuar e emrit Zakaria që do të thotë «Jehovai ka kujtuar»].
1. Djali i Izarit që përmendet i treti; levit, nip i Kehathit.—Da 6:18, 21.
2, 3, 4. Tre krerë familjesh në fisin e Beniaminit që banuan në Jerusalem. Ata ishin bij ose pasardhës përkatësisht të Shimeit, Shashakut dhe Jerohamit.—1Kr 8:1, 19, 21, 23, 25, 27, 28.
5. Bir i Asafit dhe paraardhës i Mataniahut, një muzikanti që jetoi pas periudhës së mërgimit. (1Kr 9:15) Ndoshta gjetkë quhet Zabdi (Ne 11:17) dhe Zakur.—1Kr 25:2, 10; Ne 12:35.
6. Levit, pasardhës i Moisiut nga Eliezeri; i ati ose paraardhësi i Shelomotit që gjatë mbretërimit të Davidit u caktua përgjegjës për thesarin e plaçkës së zënë në luftë.—1Kr 26:25-27; 23:15, 17.
7. Rubenit; i biri, Eliezeri, ishte prijësi i fisit gjatë mbretërimit të Davidit.—1Kr 27:16.
8. Një burrë nga Juda; i biri, Amasiahu, ishte një nga krerët e ushtrisë së mbretit Jehozafat.—2Kr 17:12, 14, 16.
9. I ati i Elishafatit që ndihmoi Jehojadën të rrëzonte nga froni Atalinë.—2Kr 23:1.
10. Luftëtar i fuqishëm nga Efraimi; bënte pjesë në ushtrinë e mbretërisë veriore që pushtoi Judën rreth vitit 760 p.e.s. Zikri vrau tre anëtarë të shquar të shtëpisë së mbretit Akaz, mes të cilëve edhe një princ.—2Kr 28:6, 7.
11. Beniaminit; i biri, Joeli, ishte mbikëqyrës i beniaminitëve që jetuan në Jerusalem pas mërgimit.—Ne 11:3, 4, 7, 9.
12. Kreu i shtëpisë atërore priftërore të Abijahut gjatë kohës së Jojakimit, pasuesit të kryepriftit Jeshua.—Ne 12:12, 17.