UZIELITËT
[të Uzielit].
Pasardhësit levitë të Uzielit, djalit të katërt të Kehathit. (Nu 3:19, 27) Ata fushonin në jug të tabernakullit dhe uzieliti Elizafan ishte prijësi i të gjithë kehathitëve. (Nu 3:29, 30) Nën drejtimin e Aminadabit, 112 uzielitë shoqëruan arkën e besëlidhjes kur Davidi e çoi në Jerusalem. (1Kr 15:3, 4, 10) Më vonë, uzielitët u përfshinë në shërbimin e tempullit që organizoi Davidi.—1Kr 23:6, 20; 24:24; 26:23, 24.