ZANANIMI
Me sa duket, «pema e madhe në Zananim» ishte një pikë në kufirin jugor të fisit të Neftalit. (Js 19:32, 33) Sisera gjeti vdekjen në tendën e Jaelës, gruas së kenitit Heber, «pranë pemës së madhe në Zananim që ndodhet pranë [«afër» (ECM)] Kedeshit», mbase Kedeshit në juglindje të Megidos, në Isakar. (Gjy 4:11, 17, 21; 5:19) Megjithatë, vendndodhja e Zananimit nuk dihet.