ZABDI
[formë e shkurtuar e emrit Zabdiel].
1. Pasardhës i Judës në familjen e zerahitëve; gjyshi i Akanit.—Js 7:1, 17, 18.
2. Kreu i një familjeje beniaminite që banoi në Jerusalem; bir ose pasardhës i Shimeit.—1Kr 8:1, 19-21, 28.
3. Përgjegjës i caktuar nga mbreti David për vendin kur mbahej vera; sifmotit. Shimei, një përgjegjës tjetër, mbikëqyrte vreshtat.—1Kr 27:27.
4. Levit nga bijtë e Asafit dhe paraardhës i Mataniahut, një drejtuesi muzike që jetoi pas periudhës së mërgimit. (Ne 11:17) Duket se gjetkë Zabdi quhet Zikri (1Kr 9:15) dhe ndoshta Zakur.—1Kr 25:2, 10; Ne 12:35.