ZOFIMI
Fushë në majë të Pisgahut ku profeti Balaam kërkoi të ndërtoheshin shtatë altarë, të bëheshin flijime dhe ku tha një nga shprehjet e tij proverbiale për Izraelin. (Nu 23:14-24) Emri i Zofimit duket se ruhet në emrin e Telaʽt-es-Safës, afër vendndodhjes së mundshme të Pisgahut, në lindje të skajit verior të Detit të Vdekur. Megjithatë, disa studiues nuk e konsiderojnë fjalën cohfím si emër të përveçëm, por e përkthejnë me shprehje si «fusha e rojave».—Le; krahaso DSF, JB, NE.