BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 31
  • A janë kult Dëshmitarët e Jehovait?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A janë kult Dëshmitarët e Jehovait?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është një kult?
  • Sektet​—Çfarë janë ato?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Fshehtësi në emër të Zotërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Dëshmitarët e Jehovait
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 31
Një Dëshmitar i Jehovait i mëson një grupi shkrim e lexim.

A janë kult Dëshmitarët e Jehovait?

Jo, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kult. Përkundrazi, jemi të krishterë që bëjmë më të mirën për të ndjekur shembullin e Jezu Krishtit e për të jetuar sipas mësimeve të tij.

Çfarë është një kult?

Njerëz të ndryshëm kanë ide të ndryshme për fjalën «kult». Sidoqoftë, le të shohim dy mendime të përhapura dhe pse ato nuk janë të vërteta për ne.

  • Disa mendojnë se kulti është një fe e re ose jotradicionale. Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë shpikur një fe të re. Krejt e kundërta, në adhurimin tonë ndjekim modelin e të krishterëve të shekullit të parë, shembulli dhe mësimet e të cilëve janë dokumentuar në Bibël. (2 Timoteut 3:​16, 17) Ne besojmë se Shkrimet e Shenjta duhet të jenë autoriteti që vendos standardin e adhurimit.

  • Disa mendojnë se kulti është një sekt i rrezikshëm fetar me një udhëheqës njerëzor. Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë një njeri si udhëheqës. Përkundrazi, i përmbahemi standardit që vendosi Jezui për dishepujt e tij kur tha: «Keni vetëm një Udhëheqës, Krishtin.»​—Mateu 23:10.

Dëshmitarët e Jehovait nuk janë aspak kult i rrezikshëm, por praktikojnë një fe që u sjell dobi atyre dhe komunitetit. Për shembull, shërbimi ynë ka ndihmuar shumë veta të mposhtin vese të dëmshme, si abuzimi me drogën e alkoolin. Përveç kësaj, bëjnë kurse në mbarë botën duke ndihmuar mijëra veta të mësojnë shkrim e lexim. Për më tepër, ndihmojmë vazhdimisht në raste katastrofash. Përpiqemi shumë të ndikojmë pozitivisht te të tjerët, tamam siç i urdhëroi Jezui dishepujt e tij.​—Mateu 5:13-16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo