Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait «Lavdërues të gëzuar»
Kemi kaluar tri ditë të pasura me mësim biblik. Përveç 180 kongreseve të mbajtura vetëm në Shtetet e Bashkuara, ka mundësi që një kongres të jetë mbajtur gjithashtu, pranë zonës sate të banimit. Programi filloi me muzikën të premten në orën 940.
Programi i së premtes në mëngjes kishte midis të tjerave fjalimin e mirëseardhjes dhe fjalimin kyç me temë: «Të veçuar si lavdërues të gëzuar në të gjithë botën». Pasdite programi u përqendrua mbi të rinjtë, prindërit dhe arsimimin. «A jam gati për t’u martuar?» ishte një fjalim veçanërisht për të rinjtë. Prindërit dëgjuan me kujdes fjalimin: «Prindër që kënaqen për fëmijët e tyre». Programi i pasdites mbaroi me fjalimin: «Arsimimi: Përdoreni për të lavdëruar Jehovain». Ajo që u trajtua do t’i ndihmojë të rinjtë se si t’ia dalin me sukses në shkollë.
Të shtunën në mëngjes programi kishte fjalimin e pagëzimit për ata që ishin gati për t’u pagëzuar. Pasdite u mbajt fjalimi i hapur, që tregonte se si Satanai nga kohët e lashta ka përdorur dëshirat seksuale për të zënë në grackë njerëzit. U mbajt edhe fjalimi i fuqishëm: «Kujdes nga kurthet e Djallit!» Programi i ditës përfundoi me fjalimin e rëndësishëm: «Përse njerëzimi ka nevojë për njohurinë e Perëndisë?»
Të dielën në mëngjes u mbajt simpoziumi me titull: «Lavdërues të gëzuar në përfundim të këtij sistemi», i cili tërhoqi vëmendjen mbi ngjarjet tronditëse botërore që do të ndeshim së shpejti. Ai theksoi urgjencën e daljes për të shpëtuar përpara fillimit «të mjerimit të madh» mbi të cilin foli Jezu Krishti, siç shënohet në Mateun 24:21.
Programi i së dielës paradite përfundoi me dramën e rëndësishme: «Të nderojmë ata që e meritojnë në pleqërinë e tyre». Pasdite u mbajt fjalimi publik: «Lavdëroni Mbretin e përjetësisë!». Ky ishte një nga momentet më të rëndësishme të kongresit.