BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/3 f. 10-14
  • Ja, besnikët!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ja, besnikët!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Besnikëria është diçka e veçantë
  • Jehovai, Besniku numër një
  • Jezu Krishti, Biri besnik
  • Njerëz të papërsosur që ishin besnikë
  • Besnikët në kohët moderne
  • «Vetëm ti je besnik»
    T’i afrohemi Jehovait
  • Të përballojmë sfidën e besnikërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Ndaj kujt duhet të jesh besnik?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Të shërbejmë me besnikëri bashkë me organizatën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/3 f. 10-14

Ja, besnikët!

«Në të vërtetë, kush nuk do të ketë frikë prej teje, Jehova, e të lavdërojë emrin tënd, sepse vetëm ti je besnik?»​—ZBULESA 15:4, BR.

1. Çfarë dëshmie dha J. F. Rutherford në lidhje me besnikërinë e pararendësit të tij C. T. Russell?

JOSEPH F. RUTHERFORD, i cili pasoi C. T. Russell si kryetar i Shoqatës Watch Tower në vitin 1917, e filloi fjalimin e tij në ceremoninë e varrimit, duke thënë: «Charles Taze Russell ishte besnik ndaj Perëndisë, besnik ndaj Jezu Krishtit, besnik ndaj çështjes së mbretërisë së Mesisë. Ai ishte besnik deri në fund, po, besnik deri në vdekje.» Vërtet, ky ishte një nder i shkëlqyer që i bëhej një shërbëtori të besueshëm të Perëndisë Jehova. Nuk mund t’i japim ndonjë nder më të madh një individi, sesa të themi që ai e ka përballuar sfidën e besnikërisë, ka qenë besnik, besnik deri në fund.

2, 3. (a) Përse besnikëria paraqet një sfidë? (b) Cilët janë rreshtuar, gjithashtu, kundër të krishterëve të vërtetë në përpjekjet e tyre për të qenë besnikë?

2 Besnikëria paraqet një sfidë. Përse? Sepse besnikëria bie ndesh me interesin personal. Më kryesori ndërmjet atyre që nuk janë besnikë ndaj Perëndisë është kleri i të ashtuquajturit krishterim. Gjithashtu, kurrë më parë s’ka pasur një mungesë të tillë të përhapur të besnikërisë, si ekziston sot në lidhjen martesore. Tradhtia bashkëshortore ka dalë sheshit. Me hapa galopantë, mungesa e besnikërisë ecën, gjithashtu, edhe në botën e biznesit. Në lidhje me këtë, na thuhet: «Shumë administratorë dhe profesionistë . . . besojnë se vetëm teveqelët dhe torollakët u qëndrojnë sot besnikë kompanive të tyre.» Njerëzit që janë «tepër besnikë» shihen me përçmim. Ja, se si u shpreh presidenti i një firme që merret me këshillimin në fushën e administrimit dhe të kërkimit të personelit: «Besnikëria jote kryesore dhe e vetme duhet të jetë ndaj vetvetes.» Megjithatë, të flasësh për besnikëri ndaj vetvetes, do të thotë të poshtërosh domethënien e fjalës. Ajo na sjell ndër mend pohimin që gjejmë në Mikenë 7:2: «Njeriu besnik është zhdukur nga toka.»​—BR.

3 Në një shkallë shumë më domethënëse, Satanai dhe demonët e tij janë rreshtuar kundër nesh, të vendosur për të na bërë të pabesë ndaj Perëndisë. Ja, përse të krishterëve u thuhet në Efesianëve 6:12: «Beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.» Po, kemi nevojë të dëgjojmë paralajmërimin: «Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, Djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.»​—1. Pjetrit 5:8.

4. Cilat prirje e bëjnë besnikërinë kaq të vështirë?

4 Veç kësaj, besnikëria vështirësohet edhe nga prirjet egoiste që kemi trashëguar prej prindërve tanë, siç përmendet në Zanafillën 8:21: «Mendimi i zemrës së njeriut është i prirur kah e keqja [dhe egoist] që prej rinisë së tij.» (DSF) Të gjithë kemi problemin, të cilin apostulli Pavël u rrëfye se e kishte edhe ai vetë: «Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj.»​—Romakëve 7:19.

Besnikëria është diçka e veçantë

5, 6. Çfarë mund të thuhet për faktin se çfarë është benikëria dhe si është përcaktuar ajo?

5 «Besnikëria» është një fjalë shumë e veçantë. Për këtë arsye, Mendjehollësi mbi Shkrimet pohon: «Duket se nuk ekziston asnjë fjalë . . . që të shprehë saktësisht domethënien e plotë të fjalëve hebreje dhe greke, por fjala ‘besnikëri’, e cila përfshin idenë e devotshmërisë e të besueshmërisë, kur përdoret në lidhje me Perëndinë dhe me shërbimin ndaj tij, mjafton për të dhënë një domethënie të përafërt.»a Në lidhje me besnikërinë, Kulla e Rojës pohoi njëherë: «Besueshmëria, detyra, dashuria, detyrimi, besa. Çfarë kanë të përbashkët këto fjalë? Ato janë aspekte të ndryshme të besnikërisë.» Po, edhe pse janë virtyte të shumta, ato në të vërtetë përbëjnë faqe të ndryshme të besnikërisë. Në fakt, ia vlen të vërehet se sa shpesh lidhen besnikëria dhe drejtësia në Shkrimet.

6 Edhe përcaktimet e mëposhtme janë, gjithashtu, të dobishme: «Besnikëria mund të tregojë një besueshmëri të sigurt e të vazhdueshme dhe besë, siguri kundrejt pavendosmërisë ose tundimit.» «Besnikëria përfshin besueshmërinë ndaj fjalës së dhënë të dikujt ose besën e vazhdueshme ndaj institucionit apo parimeve, ndaj të cilave dikush ndihet moralisht i lidhur; termi sugjeron jo vetëm aderim, por edhe qëndresë për të qenë i tërhequr dhe i bindur ndaj këtij aderimi.» Prandaj, njerëzit që vazhdojnë me besueshmëri pavarësisht nga sprovat, kundërshtimet dhe persekutimet, e meritojnë të quhen «besnikë».

7. Çfarë dallimi mund të bëhet ndërmjet besnikërisë dhe besueshmërisë?

7 Megjithatë, në lidhje me këtë do të ishte mirë të ilustronim dallimin që mund të bëhet mes besnikërisë dhe besueshmërisë. Në perëndim të Shteteve të Bashkuara, gjendet një gejzer që shpërthen pothuajse çdo orë. Ai është aq i rregullt, saqë e kanë quajtur «i besuari i vjetër». Bibla flet për gjëra të tilla pa jetë, si hëna, sikur të jetë e besueshme, pasi ajo është diçka e sigurt. Psalmi 89:37 flet për hënën, si për «një dëshmitar i besueshëm në qiej». (BR) Për fjalët e Perëndisë thuhet se janë të besueshme. Zbulesa 21:5 thotë: «Ai që ulej në fron tha: ‘Ja! Unë po bëj çdo gjë të re’. Gjithashtu, ai thotë: ‘Shkruaj, sepse këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta!’» (BR) Të gjithë këta shembuj janë të besueshëm, të sigurt, por ata s’janë në gjendje për asnjë lidhje personale apo cilësi morale, të tilla si besnikëria.

Jehovai, Besniku numër një

8. Cila dëshmi në Shkrime përcakton shembullin më të shkëlqyer të besnikërisë?

8 Pa asnjë hije dyshimi, Perëndia Jehova është shembulli më i shkëlqyer i besnikërisë. Jehovai ka qenë besnik ndaj racës njerëzore, madje duke dhënë Birin e tij, në mënyrë që njerëzit të mund të marrin jetën e përhershme. (Gjoni 3:16) Në Jereminë 3:12 lexojmë: «‘Kthehu, o Izrael renegat,—është shprehja e Jehovait.—Unë nuk do ta kthej fytyrën time me zemërim mbi ju njerëz, sepse unë jam besnik.’» (BR) Për më tepër, fjalët në Zbulesën 16:5, dëshmojnë për besnikërinë e Jehovait: «Ti, Ai që është dhe që ishte, Besniku, je i drejtë.» (BR) Pastaj, përsëri në Psalmin 145:17, na thuhet: «Jehovai është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe besnik në të gjitha veprat e tij.» (BR) Në fakt, Jehovai është kaq i shquar për besnikërinë e tij, sa Zbulesa 15:4 deklaron: «Kush nuk do të të frikësohet ty në të vërtetë, Jehova dhe nuk do të lavdërojë emrin tënd, sepse vetëm ti je besnik?» Perëndia Jehova është besnik në një shkallë më të lartë.

9, 10. Çfarë dëshmie besnikërie dha Jehovai në marrëdhëniet e tij me kombin e Izraelit?

9 Historia e kombit të Izraelit përmban në veçanti dëshmi të bollshme të besnikërisë së Jehovait ndaj popullit të tij. Në ditët e Gjykatësve, Izraeli u largua nga adhurimi i vërtetë disa herë me radhë, por Jehovai ndjente vazhdimisht keqardhje dhe i shpëtoi ata. (Gjykatësit 2:15-22) Përgjatë pesë shekujve që Izraeli pati mbretër, Jehovai tregoi besnikërinë e tij ndaj atij kombi.

10 Besnikëria e bëri Jehovain të ishte i durueshëm me popullin e tij, siç vërehet në 2. Kronikave 36:15, 16: «Zoti, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi atyre, që në fillim dhe me këmbëngulje, paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij, sepse donte ta shpëtonte popullin dhe banesën e tij. Por ata u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, derisa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje.»

11. Çfarë sigurie apo ngushëllimi na jep besnikëria e Jehovait?

11 Duke qenë se Jehovai është besnik në shkallën më të lartë, apostulli Pavël mundi të shkruante, siç shënohet në Romakëve 8:38, 39: «Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme, as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.» Po, Jehovai na siguron: «Nuk do të të lë, nuk do të të braktis.» (Hebrenjve 13:5) Vërtet, është ngushëlluese të dish se Perëndia Jehova është gjithmonë besnik!

Jezu Krishti, Biri besnik

12, 13. Çfarë dëshmie kemi për besnikërinë e Birit të Perëndisë?

12 Jezu Krishti ishte dhe është duke imituar në mënyrë të përsosur Jehovain në përballimin e sfidës së besnikërisë. Në mënyrë të përshtatshme, apostulli Pjetër citoi Psalmin 16:10 dhe ia zbatoi atë Jezu Krishtit në Veprat 2:27: «Ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Hades, as nuk do të lejosh që besniku yt të shohë kalbjen.» (BR) Jezu Krishti është përshkruar denjësisht si «besniku». Ai është krejtësisht besnik ndaj Atit të tij dhe Mbretërisë së premtuar të Perëndisë. Satanai u mundua i pari të thyente integritetin e Jezuit, duke përdorur tundimet, thirrjet për egoizëm. Duke mos e arritur këtë, Djalli përdori persekutimin, duke shkaktuar përfundimisht vdekjen e Jezuit në shtyllën e ekzekutimit. Jezui nuk u shmang kurrë nga besnikëria ndaj Atit të tij qiellor, Perëndisë Jehova.​—Mateu 4:1-11.

13 Jezu Krishti u tregua besnik ndaj ithtarëve të tij në mbajtjen e premtimit të regjistruar në Mateun 28:20: «Ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në përfundim të sistemit të gjërave.» (BR) Në përmbushje të këtij premtimi, ai e ka udhëhequr me besnikëri kongregacionin e tij që nga Rrëshajët e vitit 33 të e.s. e deri tani.

Njerëz të papërsosur që ishin besnikë

14. Cilin shembull të besnikërisë la Jobi?

14 Tani, ç’mund të themi për njerëzit e papërsosur? A mund të tregohen ata besnikë ndaj Perëndisë? Kemi rastin e shquar të Jobit. Satanai e shpalli hapur çështjen në rastin e tij. A ishte Jobi besnik ndaj Jehovait, apo i shërbente atij vetëm për interesa personale? Satanai u mburr se mund ta largonte Jobin nga Jehovai, duke i krijuar atij shqetësime. Kur Jobi kishte humbur të gjitha zotërimet e tij, të gjithë fëmijët dhe madje edhe shëndetin, e shoqja e nxiti: «Mallko Perëndinë dhe vdis!» Por Jobi ishte besnik, sepse ai ia ktheu: «‘Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?’ Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.» (Jobi 2:9, 10) Në fakt, atyre që duhej të ishin ngushëlluesit e tij, Jobi u tha: «Megjithëse, ai [Perëndia] më vret, unë përsëri do të shpresoj në të.» (Jobi 13:15, New International Version) S’është çudi që Jobi e mori miratimin e Jehovait. Kështu, Jehovai i tha Elifazit, temanitit: «Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job.»​—Jobi 42:7, 10-16; Jakovit 5:11.

15. Çfarë dëshmie në Shkrime kemi për besnikërinë e shumë shërbëtorëve të Perëndisë Jehova?

15 Për të gjithë burrat dhe gratë e besimit që përshkruhen në kreun 11 të Hebrenjve, mund të thuhet se ishin besnikë. Ata nuk kanë qenë vetëm njerëz besimtarë, por edhe besnikë përballë presioneve. Në këtë mënyrë, ne lexojmë për ata «të cilët, me anë të fesë . . . ua zunë grykën luanëve, fikën fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës . . . Dhe të tjerë hoqën përqeshje dhe goditje, madje edhe pranga dhe burgime. U vranë me gurë, me sharrë, u prenë, u vranë nga shpata, u endën të mbuluar me lëkurë dhensh e dhish, nevojtarë, të pikëlluar, të keqtrajtuar».​—Hebrenjve 11:33-37.

16. Cilin shembull të besnikërisë la apostulli Pavël?

16 Shkrimet e Krishtere Greke sigurojnë, gjithashtu, shembullin që meriton vëmendje të apostullit Pavël. Ai foli me vend kur u rrëfeu të krishterëve selanikas për shërbimin e tij: «Ju jeni dëshmitarë, gjithashtu është edhe Perëndia, se si ju treguam ju besimtarëve se jemi besnikë, të drejtë dhe të paqortueshëm.» (1. Selanikasve 2:10, BR) Kemi prova të mëtejshme të besnikërisë së Pavlit në fjalët e tij shkruar në 2. Korintasve 6:4, 5, ku lexojmë: «Në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica, në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime.» Të gjitha këto dëshmojnë se Pavli kishte respekt për veten, sepse ishte besnik.

Besnikët në kohët moderne

17. Cilat fjalë të J. F. Rutherford tregonin vendosmërinë e tij për të qenë besnik?

17 Për kohët moderne, kemi shembullin e shkëlqyer që tashmë shqyrtuam në hyrje. Le të vërejmë çfarë pohon një libër i Shoqatës: «Duke treguar besnikëri ndaj organizatës së Jehovait gjatë kohës së burgosjes, kryetari i Shoqatës Watch Tower, Jozef F. Rutherford, shkroi më 25 dhjetor 1918, fjalët vijuese: ‘Meqenëse nuk pranova të kompromentohesha me Babiloninë, por u përpoqa që me besueshmëri t’i shërbeja Zotërisë tim, jam në burg, gjë për të cilën jam mirënjohës. . . . Do të preferoja më mirë buzëqeshjen e miratimit të Tij dhe të isha në burg, sesa të kompromentohesha me të e t’i dorëzohesha Bishës dhe të isha i lirë e të kisha duartrokitjet e gjithë botës.’»b​—Worldwide Security Under the “Prince of Peace”, faqe 146, poshtë nëntitullit «Besnikëri gjatë kohës së burgimit».

18, 19. Cilët shembuj të shquar të besnikërisë kemi në kohët moderne?

18 Kemi shembuj të shkëlqyer besnikërie të shumë të krishterëve të tjerë, të cilët kanë duruar persekutimin. Mes këtyre individëve besnikë janë Dëshmitarët e Jehovait nga Gjermania gjatë regjimit nazist, siç përshkruhen në videon Trekëndëshat vjollcë (Purple Triangles), e përhapur gjerësisht në anglisht. Gjithashtu, meritojnë të përmenden edhe shumë Dëshmitarë besnikë të Jehovait nga Afrika, si ata në Malavi. Atje, një gardian burgu dëshmoi për besnikërinë e Dëshmitarëve, duke thënë: «Ata kurrë nuk do të kompromentohen. Ata vetëm shtohen.»

19 Këto kohët e fundit, nuk mund t’i lexosh Librat vjetorë të Dëshmitarëve të Jehovait, pa u impresionuar nga besnikëria e treguar nga të krishterët e vërtetë, si ata në Greqi, Mozambik dhe Poloni. Shumë prej tyre vuajtën tortura të stërmundimshme; të tjerë u vranë. Faqja 177 e Librit vjetor për vitin 1992, tregon fotografitë e nëntë të krishterëve në Etiopi, të cilët u ndeshëm me sfidën e besnikërisë, deri në atë pikë sa u vranë. A nuk jemi të gëzuar që ne si Dëshmitarë të Jehovait kemi kaq shumë shembuj të shkëlqyer, që na nxisin të përballojmë sfidën e besnikërisë?

20. Çfarë marrim si rezultat, nëse mbetemi besnikë?

20 Duke u rezistuar me besnikëri tundimeve dhe presioneve, ne rrisim respektin për veten. Atëherë, në cilën anë të çështjes së besnikërisë duam të jemi? Duke përballuar çështjen e besnikërisë, ne marrim anën e Perëndisë Jehova në këtë çështje dhe tregojmë se Satana Djalli është gënjeshtari më i ulët dhe më flagrant që ekziston. Me anën e kësaj, ne fitojmë miratimin e Krijuesit tonë, Perëndisë Jehova, dhe shpërblimin e jetës së përhershme në lumturi. (Psalmi 37:29; 144:15b) Ajo që kërkohet për të përballuar sfidën e besnikërisë, do të shqyrtohet në vijim.

[Shënimet]

a Një enciklopedi biblike me dy volume, botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

b Botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

Si do të përgjigjeshe?

◻ Përse shfaqja e besnikërisë paraqet një sfidë?

◻ Përse mund të thuhet se «besnikëria» është një fjalë shumë e veçantë?

◻ Cilët shembuj kemi në Shkrime për njerëz të papërsosur, që ishin besnikë?

◻ Cilët shembuj kemi për besnikërinë në ditët moderne?

[Figura në faqen 11]

Charles Taze Russell

[Figura në faqen 12]

Jezui ishte me të vërtetë «besniku» i Jehovait

[Figura në faqen 13]

Jobi, megjithëse i papërsosur u tregua besnik ndaj Perëndisë

[Figura në faqen 14]

Pavli la një shembull të shkëlqyer të besnikërisë ndaj Jehovait

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo