BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w04 15/8 f. 30
  • A ju kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ju kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Mikala
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bibla shumëgjuhëshe komplutense​—Një mjet përkthimi me rëndësi historike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Dalja e Biblës Mbretërore: Ngjarje e shënuar në fushën e dijes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
w04 15/8 f. 30

A ju kujtohet?

A jeni kënaqur duke lexuar numrat e fundit të Kullës së Rojës? Provoni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese.

• Çfarë ishte Bibla shumëgjuhëshe komplutense dhe pse ishte përkthim i rëndësishëm?

Ishte një Bibël shumëgjuhëshe ku, në kolona paralele dhe ngjitur me njëra-tjetrën, ishte vendosur teksti më i mirë që zotërohej në atë kohë në hebraisht, greqisht dhe latinisht, si edhe disa pjesë në aramaisht. Kjo Bibël shumëgjuhëshe ishte një hap i madh përpara në botimin e një teksti më të saktë të gjuhëve origjinale.​—15/4, faqet 28-31.

• Si mund ta gëzojnë njerëzit Perëndinë?

Duke qenë një person real, Jehovai ka aftësinë të mendojë, të veprojë e të ndiejë. Ai është ‘Perëndia i lumtur’ dhe gjen kënaqësi ndërsa përmbush qëllimin e tij. (1 Timoteut 1:11; Psalmi 104:31) Sa më të ndjeshëm të jemi ndaj ndjenjave të Perëndisë, aq më të vetëdijshëm do të bëhemi se çfarë mund të bëjmë për t’ia gëzuar zemrën.​—15/5, faqet 4-7.

• Pse Davidi e lejoi Mikalën, gruan e tij, të mbante një idhull shtëpie?

Kur mbreti Saul thuri një komplot për të vrarë Davidin, Mikala e ndihmoi që të ikte, duke vënë në krevat një shëmbëlltyrë që ndoshta kishte trajtën e njeriut. Ndoshta ajo e mbante idhullin e shtëpisë sepse zemra e saj nuk ishte e plotë ndaj Perëndisë. Davidi ose nuk e dinte që ajo kishte këtë idhull shtëpie, ose e toleronte sepse ajo ishte e bija e mbretit Saul. (1 Kronikave 16:25, 26)​—1/6, faqja 29.

• Cilën të vërtetë themelore theksonin dekretet e Perëndisë për gjakun?

Me fjalët që tha pas Përmbytjes, në Ligjin e Moisiut, si edhe në dekretin që gjejmë te Veprat 15:28, 29, Perëndia na e drejtoi vëmendjen te flijimi që përfshinte gjakun e derdhur të Jezuit. Vetëm me anë të këtij gjaku mund të marrim faljen dhe të kemi paqe me Perëndinë. (Kolosianëve 1:20)​—15/6, faqet 14-19.

• Sa mrekulli të Jezuit përmenden në Bibël?

Tregimet e ungjijve përmbajnë 35 mrekulli të Jezuit. Por numri i saktë i mrekullive që kreu ai, duke përfshirë edhe ato që nuk janë dokumentuar, nuk është treguar. (Mateu 14:14)​—15/7, faqja 5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo