BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp19 nr. 2 f. 8-9
  • Kur të tradhton bashkëshorti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur të tradhton bashkëshorti
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VARGJE NGA BIBLA QË NA NDIHMOJNË
  • Të përballosh goditjet duke vënë synime
    Zgjohuni!—2001
  • Ngushëllim në kohë vështirësish
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • A është i mundur pajtimi?
    Zgjohuni!—1999
  • Bëra zgjedhjen e duhur
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
wp19 nr. 2 f. 8-9
Një grua duke u lutur

Kur të tradhton bashkëshorti

«S’e doja më jetën kur burri më tha se po më linte për një grua më të re. Më dukej kaq e padrejtë, sidomos kur mendoja sa shumë kisha sakrifikuar për të.»​—Maria, Spanjë.

«Kur ime shoqe më la papritur, ndieva se një pjesë imja vdiq. Çdo ëndërr, shpresë e plan u shua. Kishte ditë që mendoja se nuk ndieja më ankth, por pa kaluar shumë, zhytesha sërish në dëshpërim të thellë.»​—Billi, Spanjë.

TRADHTIA bashkëshortore është dërrmuese. Është e vërtetë që disa kanë arritur ta falin bashkëshortin e penduar dhe ta rindërtojnë lidhjen e tyre.a Por, pavarësisht nëse një martesë i mbijeton tradhtisë, kushdo që merr vesh se bashkëshorti është treguar jobesnik, përjeton dhembje të papërshkrueshme. Si mund të përballohen këto ndjenja kaq lënduese?

VARGJE NGA BIBLA QË NA NDIHMOJNË

Edhe pse kanë përjetuar dhembje therëse, shumë bashkëshortë të pafajshëm kanë gjetur ngushëllim te Shkrimet. Ata kanë kuptuar se Perëndia i sheh lotët e tyre dhe se i pikon në zemër kur vuajnë.—Malakia 2:13-16.

«Kur pata përbrenda shumë mendime turbulluese, ngushëllimet e tua nisën të ma ledhatonin shpirtin.»—Psalmi 94:19.

Billi kujton: «Ndërsa lexoja këtë varg, imagjinoja Jehovain duke më qetësuar dhembjen me dashuri, siç do të bënte një baba i dhimbsur.»

«Me atë që është besnik, ti do të veprosh me besnikëri.»—Psalmi 18:25.

Karmeni, të cilën e kishte tradhtuar burri për muaj me radhë, thotë: «Im shoq nuk u tregua besnik. Ama mund të besoja te besnikëria e Jehovait. Ai s’do të më zhgënjente kurrë.»

‘Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje dhe përgjërime. Kështu paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do t’ju ruajë zemrën.’—Filipianëve 4:6, 7.

Një grua me emrin Sasha, tregon: «Kushedi sa herë i kam lexuar këto vargje. Ndërsa i lutesha e i lutesha Perëndisë, Ai më jepte paqe.»

Të gjithë ata që janë cituar në këtë artikull, me raste kanë dashur të dorëzohen. Megjithatë treguan besim te Perëndia Jehova dhe morën forcë nga Fjala e Tij. Billi shprehet: «Besimi i dha kuptim jetës sime, edhe kur dukej se çdo gjë tjetër ishte kthyer përmbys. Ndonëse për njëfarë kohe eca ‘nëpër luginën e territ’, Perëndia ishte me mua.»—Psalmi 23:4.

a Për një shqyrtim më të hollësishëm nëse duhet ta falësh bashkëshortin, shih serinë e artikujve te Zgjohuni! e majit 1999, «Kur një bashkëshort është jobesnik».

Çfarë mund të të ndihmojë

Medito për shkrime zemërdhënëse

Billi shpjegon: «Lexova librin e Jobit, pastaj Psalmet, dhe nënvizova çdo pjesë që ngjasonte me rrethanat e mia. Kuptova se ato personazhe biblike kishin përjetuar atë lloj dhembjeje e ankthi që po përjetoja edhe unë.»

Gjej ngushëllim te muzika

Karmeni kujton: «Natën, kur s’më zinte gjumi, dëgjoja muzikë. Kjo më ngushëllonte jashtë mase.» Danieli thotë: «Mësova t’i bija kitarës dhe harmonia e notave muzikore më falte qetësi e paqe të brendshme.»

Fol për ndjenjat e tua

Danieli tregon: «S’para flitja për ndjenjat e mia, por kisha disa miq të mirë dhe fillova të bisedoja me ta çdo ditë. U tregoja hapur si ndihesha, si me fjalë, edhe me letra. Kjo më ndihmoi pa masë.» Sasha thotë: «Ndihma e familjes ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Mami më rrinte gjithmonë pranë. Nëse doja të flisja, ishte gati të më dëgjonte. Edhe im atë më fali dashuri e siguri, si dhe më ndihmoi ta merrja veten avash-avash.»

Ngulmo në lutje

Karmeni thotë: «Lutesha vazhdimisht. Ndieja se Perëndia më rrinte pranë, më dëgjonte dhe më ndihmonte. U lidha më ngushtë me Të gjatë atyre ditëve të zymta.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo