Si të fillojmë studime biblike me librin Njeriu më i madh
1 Të kesh një studim biblik në shtëpi do të ishte një gjë shumë e bukur si për ty ashtu edhe për të zotin e shtëpisë. Gëzimi për të ndarë me të tjerët njohuritë e Biblës nuk ka të krahasuar.—Prov. 11:25.
2 Shenja e ditëve të fundit: Nëse ke ndjekur sugjerimin e artikullit të mësipërm dhe ke nisur bisedën me fletushkën A do të mbijetojë kjo botë?, si mund të fillosh tani një studim duke përdorur kapitullin 111 të librit Njeriu më i madh? Hape librin në kapitullin 111 dhe lexo tre paragrafët e parë. Pastaj bëji pyetjen e parë që ndodhet në fund të kapitullit: «Çfarë i shtyu apostujt të bënin pyetjen e tyre, por çfarë gjëje tjetër kishin në mendje?» Ndihmoje të zotin e shtëpisë të arsyetojë mbi përgjigjen dhe përdor ilustrimin për të mësuar. Pasi të kesh lexuar paragrafët nga 4 deri në 6 bëj pyetjen e dytë: «Cila pjesë e profecisë së Jezuit plotësohet në vitin 70 të e.s., por çfarë nuk ndodhi atëherë?» Nëse i zoti i shtëpisë duket i interesuar dhe ka kohë, vazhdoje bisedën.
3 Nëse kupton se do të ishte më mirë të ktheheshe në një moment më të përshtatshëm, mund të pyesësh: «A do t’ju pëlqente të dinit më tepër se kur do të vijë fundi i këtij sistemi gjërash?» Merruni vesh, pra, që të kthehesh për t’iu përgjigjur pyetjes.
4 A do të mund të ketë një botë paqësore? Nëse ke përdorur fletushkën Jeta në botën e re dhe paqedashëse për të prezantuar librin Njeriu më i madh si mund ta përdorësh kapitullin 133 për të filluar një studim biblik?
Pasi të kesh lexuar 2. Pjetrit 3:13, mund të lexosh ose përmbledhësh paragrafin e dytë në faqen 3 të fletushkës dhe pastaj të thuash:
◼ «Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, do të jetë Mbreti i Mbretërisë së Jehovait. Vëreni se në çfarë mënyre libri Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë e përshkruan Jezuin dhe shpjegon çfarë do të bëjë në të ardhmen.» Kështu, lexo të tërë kapitullin. Bëji të zotit të shtëpisë pyetjen e parë në fund të kapitullit: «‘Çfarë privilegji të lumtur do të kenë ata që do të mbijetojnë Harmagedonin dhe fëmijtë e tyre?’ [Lëre të përgjigjet. Pyetjet e tjera mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë]. A do t’ju pëlqente të jetonit në tokën e re mbi të cilën do të mbretërojë Jezui? Do të jem i lumtur të vij t’ju vizitoj një herë në javë për t’ju ndihmuar të kuptoni me anë të Biblës se si mund ta kemi këtë perspektivë.»
5 Disa persona do të donin të flisnin akoma për Jezu Krishtin gjatë rivizitës.
Mund të thuash:
◼ «Ky libër mundohet të paraqesë jetën tokësore të Jezuit siç përshkruhet në katër Ungjijtë. A do t’ju pëlqente ta njihnit më mirë jetën tokësore të Jezuit?» Nëse i zoti i shtëpisë është dakord, mund të trajtosh mrekullinë e parë të Jezuit, të përshkruar në kapitullin 15.
6 Ekzistojnë akoma shumë persona që duan drejtësinë dhe kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre. Nëse u ofron atyre që të shqyrtoni së bashku mësimet e Krishtit me anë të një studimi biblik mund të jetë burim i një kënaqësie të madhe.