BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/94 f. 8
  • Të fillojmë studime biblike gjatë marsit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të fillojmë studime biblike gjatë marsit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Kthehu për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë se si mund të jetojnë përgjithmonë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Si të fillojmë studime biblike me librin Njeriu më i madh
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Ndihmo të tjerët të mësojnë për Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Bibla: Udhëheqja e Perëndisë për të gjithë njerëzit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 3/94 f. 8

Të fillojmë studime biblike gjatë marsit

1 Jezui i urdhëroi dishepujt e tij t’u mësonin të tjerëve lajmin e mirë. (Mat. 28:19, 20) Mënyra kryesore për të mësuar të tjerët, është duke drejtuar studime biblike. A merr pjesë në këtë vepër? Nëse jo, si mund të fillosh një studim në mënyrë që të mund të gëzosh një pjesëmarrje më të madhe në mësimin e të tjerëve?

2 Ndoshta i japim pronarit të shtëpisë një fletushkë dhe i premtojmë se do të kthehemi për të folur mbi përmbajtjen e saj.

Kur kthehemi te pronari i shtëpisë të cilit i kemi lënë fletushkën «A do të mbijetojë kjo botë?», mund të themi:

◼ «Kur isha këtu disa ditë më parë, ne folëm për urgjencën e kohëve tona dhe që Jezui e përshkroi saktësisht gjendjen që ekziston në ditët tona. Unë do të doja të flisja në pak minuta dhe shkurt, për të konsideruar disa informacione nga fletushka që lashë për ju. Vërej se çfarë është shkruar poshtë nëntitullit «Shenjat». Ktheje në faqen 3 fletushkën dhe konsidero dy ose tre paragrafët e parë poshtë këtij nëntitulli, duke lexuar shkrimet e cituara nëse të premton koha. Thekso se si profecia e Jezuit po plotësohet sot. Përgatitu për t’u kthyer që të trajtosh paragrafët e tjerë poshtë këtij nëntitulli. Inkurajoje pronarin e shtëpisë të lexojë materialin, përpara se të kthehesh.

3 Ose mund të thuash diçka ngjashëm kësaj:

◼ «Herën e fundit që u takuam, ju lashë fletushkën e titulluar A do të mbijetojë kjo botë? Në këtë kohë ne flasim për rolin e Jezu Krishtit në çështjet e botës. Lexojmë fjalët e tij të shkruara në Bibël tek Gjoni 17:3. [Lexo.] Meqë është themelore që ne të mësojmë rreth Perëndisë dhe Jezuit nëse e duam jetën e përhershme, është e rëndësishme të bëjmë ç’është e mundur për të marrë një njohuri të tillë. Kur Jezui ishte në tokë, pasqyroi shumë cilësi të mrekullueshme të Perëndisë. A nuk është e arsyeshme të besojmë se sa më shumë dimë për Jezuin dhe shërbimin e tij, aq më shumë dimë për Atin e tij. [Lëre të përgjigjet.] Vërej se çfarë thotë ky libër, Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Lexo paragrafin e parë dhe të dytë në faqen e dhjetë të kapitullit 116. Thekso se ky libër përmban të gjithë informacionin e katër Ungjijve që flasin për Jezuin dhe e vendos këtë material sipas rradhës së ngjarjeve që kanë ndodhur. Tregoji titujt e kapitujve të veçantë, ilustrimet dhe hartën që ndodhet në fillim të librit. Nëse personi është sinqerisht i interesuar, ofroi botimin.

4 Pasi e përshëndetim pronarin e shtëpisë i cili ka pranuar librin «Njeriu më i madh» mund të themi:

◼ «Siç përmenda në vizitën e kaluar, libri Njeriu më i madh është caktuar për studim biblik. Do të doja t’ju tregoja shkurt se si mund ta përdorim me efektshmëri.» Hape librin te kapitulli 1, «Lajmet nga qielli.» Tërhiq vëmendjen e pronarit të shtëpisë në pyetjet e shtypura. Lexo pyetjen e parë, pastaj konsidero paragrafët e fillimit. Lidhe me ilustrimin në faqen e dytë. Bëj pyetjet e mbetura dhe thekso përgjigjet sipas kohës që ke. Përpara përfundimit të vizitës, përgatitu për t’u kthyer dhe për të vazhduar bisedën.

5 Duke qenë pozitiv, i përgatitur mirë dhe duke shfrytëzuar çdo rast për të folur, do të kesh gjithçka që duhet për të filluar një studim biblik gjatë marsit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo