BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/96 f. 1
  • Ndihmo joaktivët të riaktivizohen

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmo joaktivët të riaktivizohen
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Mos harroni ata që janë joaktivë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Ndihmojini të kthehen pa vonesë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • ‘Kthehu tek unë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 6/96 f. 1

Ndihmo joaktivët të riaktivizohen

1 Duke kuptuar një rrezik frymor të mundshëm për bashkë të krishterët, apostulli Pavël shkroi: «Tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.» (Rom. 13:11) Pavli ishte i shqetësuar për vëllezërit e tij, të cilët ishin të plogësht frymësisht. Ai mezi priste t’i rigjallëronte me aktivitete përtëritëse.

2 Vërtet mund të thuhet se nata e kësaj bote të vjetër është thyer dhe agimi i botës së re është përpara. (Rom. 13:12) Kemi arsye për të qenë të shqetësuar për ata vëllezër, të cilët nuk shoqërohen më me ne si predikues të lajmit të mirë. Gjatë vitit të fundit të shërbimit, vetëm në Shtetet e Bashkuara, u riaktivizuan mbi 27.000 lajmëtarë. Si mund të ndihmojmë persona të tjerë joaktivë që t’i shërbejnë përsëri Jehovait?

3 Çfarë mund të bëjnë pleqtë: Shumica e atyre që nuk janë aktivë, nuk e kanë braktisur të vërtetën. Thjesht nuk predikojnë më, për shkak të shkurajimit, problemeve personale, materializmit apo anktheve të tjera të jetës. (Luka 21:34-​36) Nëse ka mundësi, është shumë më mirë t’i ndihmojmë ata, para se të bëhen joaktivë. Sekretari i kongregacionit duhet të vërë në dijeni drejtuesin e Studimit të Librit të Kongregacionit, kur një lajmëtar bëhet i parregullt në raportimin e aktivitetit të shërbimit. Mund të merren masa për një vizitë baritore. Ata duhet të përpiqen të gjejnë shkakun që fshihet pas problemit dhe ndihmën që i duhet dhënë.​—Shiko Kullën e Rojës 15 shtator 1993 (angl.), faqet 20-23.

4 Si mund të ndihmojnë të tjerët: Shumë prej nesh njohin ndonjë që ka qenë joaktiv. Mund të ketë qenë një mik shumë i ngushtë për ne në të kaluarën. Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar? Përse të mos ndalemi pak për një vizitë të shkurtër? Tregoji atij se sa të mungon shoqëria e tij. Ji i gëzuar dhe pozitiv. Shpreh merakun tënd, pa nënkuptuar se ai është frymësisht i sëmurë. Trego përvoja ndërtuese apo gjëra të tjera të bukura nga kongregacioni. Foli me entuziazëm për Kongresin Krahinor «Lajmëtarë të paqes hyjnore» dhe inkurajoje të marrë pjesë në të. Shoqërimi i sërishëm me kongregacionin mund ta ndihmojë atë më shumë se çdo gjë. Ofrohu për ta shoqëruar në mbledhje. Bëju të ditur pleqve përgjigjen që more.

5 Kur një person joaktiv kthehet përsëri në mbledhje, ndoshta do t’i vijë zor, kur të takohet me të tjerë që ka njohur në të kaluarën. Mos e pyet: «Ku ke qenë?» Përkundrazi, bëje të ndihet i mirëpritur. Përfshije në biseda. Prezantoje me ata që ai nuk njeh. Ulu me të gjatë mbledhjes, sigurohu se ka librin e këngëve dhe materialin që studiohet. Inkurajoje të vijë përsëri dhe nëse është nevoja ofroji ndihmën tënde.

6 Duke pasur dashuri të përzemërt dhe të ngrohtë për ata që kanë gabuar, Jehovai dhe Jezui gëzojnë kur këta shërohen frymësisht. (Mal. 3:7; Mat. 18:12-14) Edhe ne mund të përjetojmë të njëjtin gëzim, nëse ia dalim mbanë të ndihmojmë të tjerët për t’i shërbyer ­Jehovait sërish.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo