Mbledhjet e Shërbimit për qershorin
SHËNIM: Shërbimi Ynë i Mbretërisë do të programojë një mbledhje për shërbim për çdo javë gjatë verës. Kongregacionet mund të marrin masat e nevojshme për të marrë pjesë në Kongresin Krahinor «Lajmëtarë të paqes hyjnore» dhe pastaj në mbledhjen e shërbimit të javës vijuese për të bërë një rishikim prej 30 minutash të pikave kryesore të programit. Rishikimi i programit të secilës ditë të kongresit duhet t’i caktohet që më parë dy ose tre vëllezërve të kualifikuar, të cilët do të mund të përqendrohen në pikat kryesore. Ky rishikim i përgatitur mirë do të ndihmojë kongregacionin që të kujtojë pikat kyçe për t’i zbatuar ato personalisht dhe për t’i përdorur në fushë. Komentet nga auditori dhe përvojat e treguara duhet të jenë të shkurtra dhe të përmbledhura.
Java që fillon më 3 qershor
Kënga 27 (221)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Komento mbi raportin mujor në shërbimin në fushë për të gjithë vendin dhe për kongregacionin lokal.
15 min.: «Imito besimin e tyre.» Me pyetje dhe përgjigje. Intervisto një ose dy lajmëtarë për të nxjerrë në pah se çfarë i ka ndihmuar për të mbajtur një aktivitet të rregullt të Mbretërisë për shumë vjet.
20 min.: «Duke përhapur njohurinë që çon në jetën e përhershme.» (Paragrafët 1-3) Trajto paragrafin 1. (Përfshij komente nga Kulla e Rojës 15 janar 1996, faqet 12-13, paragrafët 11-12.) Shpjego se formulari i ri për faqen e fundit të fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë është bërë që të na ndihmojë për të qenë më mirë të përgatitur në bërjen e rivizitave. Meqenëse shpeshherë është e mençur që rivizita të bëhet brenda një apo dy ditësh, pa pritur më gjatë, do të shqyrtojmë prezantimet e sugjeruara si për shërbimin shtëpi më shtëpi, ashtu edhe për rivizitat në të njëjtën mbledhje shërbimi. Rishiko shkurtimisht paragrafët 2 dhe 3, i ndjekur secili nga një prezantim. Prezantimi i parë duhet të përfshijë komente të shkurtra mbi mënyrën se si mund të bëhen dhurata për veprën mbarëbotërore. Prezantimet që mbeten nga artikulli mund të trajtohen në dy mbledhjet vijuese të shërbimit.
Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 10 qershor
Kënga 19 (164)
7 min.: Njoftime lokale dhe raporti i llogarisë.
8 min.: Stërvitja e fëmijëve në shërbimin në fushë. Fjalim nga një plak. Që në moshë të vogël, fëmijët duhet të jenë aktivë me ne në shërbim. Stërvitja dhe përvoja që fitojnë do t’u sigurojë një bazë të fortë për besimin dhe zellin e tyre në vitet e ardhshme. Është e rëndësishme që ata të çmojnë nevojën për ta marrë seriozisht shërbimin dhe të sillen në mënyrë të përshtatshme. Fëmijët nuk duhet të jenë shamataxhinj. Shërbimi nuk është një kohë për të luajtur. Është më mirë për ta që të punojnë me të rriturit. Ata duhet të ndihmohen për të bërë prezantime sipas aftësive që kanë. Prindërit janë përgjegjës për t’u kujdesur për ta. Nuk duhet t’i dërgojnë fëmijët në mbledhjet për shërbim, pa një person të rritur që t’i ketë kujdes. Lavdëroji fëmijët kur veprojnë mirë.
10 min.: «Duke përhapur njohurinë që çon në jetën e përhershme.» (Paragrafët 4-5) Pas një hyrjeje të shkurtër, demonstro prezantimet për vizitën e parë dhe rivizitën sipas paragrafëve 4 dhe 5. Inkurajo lajmëtarët t’u bien menjëherë pas të gjithë atyre, të cilëve u kanë lënë librin.
20 min.: «Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria.» Bëj disa komente të shkurtra hapëse të bazuara në paragrafët 1-2. Trajto me pyetje dhe përgjigje paragrafët 3-11. Shpjego se pjesa tjetër e shtojcës do të trajtohet në mbledhjet e shërbimit për muajt korrik dhe gusht. Inkurajoji të gjithë që ta ruajnë.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 qershor
Kënga 12 (113)
10 min.: Njoftime lokale. Një muaj i veçantë në Shqipëri.
15 min.: «Bisedat miqësore mund të arrijnë zemrën.» Pyetje dhe përgjigje. Fto një ose dy lajmëtarë që të rrëfejnë përvoja inkurajuese, për të treguar se si me anë të një afrimi miqësor kanë marrë përgjigje pozitive.
20 min.: «Duke përhapur njohurinë që çon në jetën e përhershme.» (Paragrafët 6-7) Thekso synimin për të bërë rivizita. Kultivo interes, fillo një studim, bëj përgatitje të veçanta për t’u kthyer. Pasi të rishikosh shkurtimisht prezantimet në paragrafët 6 dhe 7, demonstro secilin, duke treguar se si të fillohet një studim. Lexo paragrafin 17 në faqen 14 të Kullës së Rojës 15 janar 1996.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 qershor
Kënga 16 (143)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Nevoja lokale ose një fjalim mbi artikullin «Të themi drejt fjalën e së vërtetës», bazuar në Kullën e Rojës 1 janar 1996, faqet 29-31.
20 min.: «Ndihmo joaktivët të riaktivizohen.» Fjalim dhe trajtim nga një plak. Sugjero përdorimin e artikullit «Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem tek ju» nga Kulla e Rojës 1 gusht 1992, (angl.). Përmend disa nga pikat kryesore.
Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.