Kutia e pyetjes
◼ Çfarë duhet të mbajmë në mend, kur u shkruajmë letër pronarëve të shtëpive, të cilët nuk kemi mundur t’i gjejmë në shtëpi?
Për arsye të ndryshme, po na bëhet gjithnjë e më i vështirë takimi me njerëzit, kur u shkojmë në shtëpi. Disa lajmëtarë kanë parë se shkrimi i një letre është një mënyrë praktike për t’i arritur ata. Ndërkohë që kjo mund të sjellë disa rezultate të mira, ekziston nevoja për të shqyrtuar disa kujtesa, që mund të na ndihmojnë për të shmangur disa vështirësi:
Mos përdor adresën e Shoqatës për kthim. Kjo do të tregonte në mënyrë të papërshtatshme se korrespondenca ishte dërguar nga zyrat tona, duke shkaktuar probleme të panevojshme dhe nganjëherë shpenzime të tepërta.
Sigurohu se ke adresën e saktë të familjarit dhe shumën e mjaftueshme për ta postuar.
Në adresën e letrës, mos shkruaj «Banorit»; përdor një emër specifik.
Mos i lër letrat në derë, kur në shtëpi s’ka asnjeri.
Letrat e shkurtra janë më mirë. Fut në të një fletushkë apo një revistë, në vend se të mundohesh të shkruash një mesazh të gjatë.
Letrat e shtypura lexohen më lehtë dhe ngjallin një përshtypje më të favorshme.
Letrat nuk llogariten si rivizita, po të mos i kesh dëshmuar që më parë personalisht individit.
Nëse i shkruan një personi që më parë ka treguar interes, duhet t’i japësh një adresë apo numër telefoni, me qëllim që të mund të takoheni. Shpjego programin tonë të studimit biblik.
Bëji një ftesë për në mbledhjet e kongregacionit lokal. Jepi adresën dhe orarin e mbledhjeve.
Mos vazhdo t’u dërgosh letra personave që nuk ke gjetur në shtëpi, pasi e lë atë territor; lajmëtari që mban tashmë territorin, është përgjegjës për punimin e tij.