Kutia e pyetjes
◼ Përse është e nevojshme të jemi të kujdesshëm kur japim dëshmi me postë?
Dhënia e dëshmisë me postë është provuar nga koha si një metodë e frytshme për përhapjen e lajmit të mirë. Por ngjarjet e kohëve të fundit në botë i kanë bërë njerëzit që të jenë të kujdesshëm lidhur me hapjen e letrave të panjohura për ta. Zarfet që vijnë nga burime të panjohura ose që nuk e kanë adresën e dërguesit, shpesh shihen me dyshim, veçanërisht nëse janë shkruar me dorë dhe janë të mëdha. Pronarët e shtëpive mund t’i flakin këto zarfe pa i hapur fare. Si mund ta shmangim një gjë të tillë?
Nëse është e mundur si letra, ashtu dhe zarfi duhet të shkruhen me makinë shkrimi. Zarfi duhet të mbajë emrin e pronarit të shtëpisë të cilit i drejtohet letra. Të mos vëmë si adresë «Banuesit». Përveç kësaj, të shkruajmë gjithnjë një adresë si dërgues. Nëse nuk këshillohet të vëmë adresën tonë personale, të shkruajmë me germa shtypi ose me makinë shkrimi emrin dhe adresën e Sallës së Mbretërisë. Të mos dërgojmë letra anonime. Të mos e përdorim kurrë adresën e zyrës së degës.—Shih Kutia e Pyetjes në Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 1996.