«Tregohuni mirënjohës»
1 Në fëmijëri, pjesa më e madhe prej nesh, është stërvitur që, kur dikush na tregonte mirësjellje ose dashamirësi, të thoshte «të lutem» dhe «faleminderit». Pavli na këshillon që ‘të tregohemi mirënjohës’ gjithmonë dhe ne duhet t’i jemi veçanërisht mirënjohës Jehovait. (Kolos. 3:15, 16, BR) Por si mund t’i shprehim mirënjohje Krijuesit tonë të Madh? Çfarë arsyesh të veçanta kemi për t’i qenë mirënjohës atij?
2 Apostulli Pavël shkroi: «Ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.» (1. Kor. 15:57) Çdo vit, kur vjen koha e Përkujtimit, ne na kujtohet dashuria e pakufishme që si Perëndia, ashtu dhe Krishti treguan, duke marrë masën e shpërblerjes, e cila na jep shpresën për jetën e përhershme. (Gjoni 3:16) Meqenëse pothuajse të gjithë ne kemi humbur persona të dashur në vdekje, sa mirënjohës jemi për premtimin e Jezuit mbi ringjalljen! Zemrat tona gufojnë nga mirënjohja, kur mendojmë thellë mbi perspektivën për ta mbijetuar fundin e këtij sistemi pa vdekur kurrë. (Gjoni 11:25, 26) Është e vështirë të gjenden fjalë, që shprehin falënderime për të gjitha bekimet e mrekullueshme që akoma do të përjetojmë nga duart e Jehovait, në parajsën tokësore që po vjen. (Zbul. 21:4) Ç’arsye më të mira mund të ketë dikush për t’u ‘treguar mirënjohës’ ndaj Perëndisë?
3 Si t’ia shprehim falënderimin Perëndisë: Është gjithmonë e përshtatshme që falënderimet tona për mirësinë e tij, t’ia shprehim Jehovait në lutje. (Psal. 136:1-3) Gjithashtu, ne jemi të nxitur që t’ia demonstrojmë falënderimet tona në mënyra të tjera pozitive. Për shembull, sigurisht që të dielën, më 23 mars, do të jemi të pranishëm në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Për të ndihmuar në përballimin e nevojave materiale të kongregacionit lokal dhe atyre të veprës mbarëbotërore, me gëzim ne ‘nderojmë Jehovain me gjërat tona të vlefshme’. (Prov. 3:9, BR) Ne i mbështetim plotësisht pleqtë dhe bashkëpunojmë me ta, duke treguar kështu mirënjohjen tonë ndaj Jehovait për ndihmën që na siguron me anë të tyre. (1. Sel. 5:12, 13) Çdo ditë, ne përpiqemi të mbajmë një sjellje të drejtë që lavdëron emrin e Perëndisë. (1. Pjet. 2:12) Jehovai kënaqet me të gjitha këto dëshmi të mirënjohjes sonë.—1. Sel. 5:18.
4 Shprehja më e shkëlqyer e falënderimit: Pjesëmarrja me gjithë shpirt në veprën e predikimit të Mbretërisë, nderimi i emrit të Jehovait, shprehja e mirënjohjes në lutje dhe mbrojtja me besnikëri e së vërtetës, janë ndër shprehjet më të shkëlqyera të falënderimeve të përzemërta që mund t’i bëjmë Krijuesit, për të gjitha ato që ka bërë në dobinë tonë. Jehovai kënaqet tek na shikon duke i bërë atij vepra të shërbimit të shenjtë, në mbështetje të vullnetit të tij «që gjithë njerëzit të shpëtohen». (1. Tim. 2:3, 4) Ja sepse kaq shumë lajmëtarë, që kanë mundësi të bëjnë rregullimet për një gjë të tillë, po i përgjigjen thirrjes që doli në Shërbimi ynë i Mbretërisë të shkurtit, për t’u regjistruar si pionierë ndihmës gjatë një apo më shumë prej muajve mars, prill dhe maj. Bërja e një përpjekjeje plus në shërbim, është një mënyrë e shkëlqyer për t’u ‘treguar mirënjohës’ ndaj Perëndisë. A do të keni mundësi për t’u bashkuar me radhët e pionierëve në prill? Po në maj?
5 Ne na është dhënë një shpresë e sigurt për të jetuar përgjithmonë. Kur ta shohim atë të përmbushur, do të kemi çdo ditë arsye të tjera të bollshme, për të vazhduar që t’i japim me gëzim falënderime Jehovait.—Psal. 79:13.