«Kush do të shkojë për ne?»
Kur nga Jehovai u ngrit kjo pyetje, Isaia u përgjigj menjëherë: «Ja ku jam, dërgomë mua!» (Isa. 6:8) Meqenëse sot e korra është e madhe, tani po kumbon e njëjta thirrje. Nevojiten urgjentisht më shumë punëtorë në kohë të plotë, pionierë të rregullt! (Mat. 9:37) A je i gatshëm të dalësh vullnetar? Nëse po, 1 shtatori, fillimi i vitit të shërbimit 1998, do të jetë një moment i shkëlqyer për t’u regjistruar si pionier. Përse të mos u kërkosh pleqve një fletëkërkesë për këtë?