BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/97 f. 1
  • Studime biblike që bëjnë dishepuj

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Studime biblike që bëjnë dishepuj
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • «Si do të mundja, nëse dikush nuk më drejton?»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Si t’i ndihmojmë studentët të përparojnë drejt pagëzimit—Pjesa 1
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 1.
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 9/97 f. 1

Studime biblike që bëjnë dishepuj

1 «Çfarë më pengon të pagëzohem?»,​—pyeti eunuku etiopian pasi Filipi «i shpalli atij lajmin e mirë për Jezuin». (Vep. 8:27-​39) Në rastin e eunukut, ai tashmë kishte një dashuri për shkrimet e frymëzuara të Perëndisë dhe pasi mori ndihmë frymore nga Filipi, ishte gati për t’u bërë një dishepull. Por jo të gjithë njerëzit janë të bindur se duhet të shqyrtojnë ata vetë shkrimet.

2 Jemi mirënjohës, që organizata e Jehovait ka siguruar broshurën e re, Një libër për të gjithë njerëzit, që t’i inkurajojë personat për të shqyrtuar mesazhin e Biblës për ditët tona. Informacioni në broshurë duhet të jetë tërheqës për njerëzit e sinqertë që mund të jenë të arsimuar, por dinë pak rreth Biblës. Ky mjet i shkëlqyer është projektuar të nxisë njerëzit që të dëshirojnë për të shqyrtuar Biblën.

3 Kur fillon një studim biblik, do të jetë e dobishme për të rishqyrtuar sugjerimet e shkëlqyera të botuara në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë i qershorit 1996 që tregon se si mund të drejtohet një studim produktiv me librin Njohuria. Gjatë drejtimit të studimit, merr parasysh përparimin e bërë nga studenti kështu që mund të përcaktosh se në cilat fusha nevojitet më tepër vëmendje. Inkurajo studentin të përgatisë mësimin më përpara, duke kërkuar shkrimet. Komentet e bëra me fjalët e veta mund të pasqyrojnë çmueshmërinë e tij të përzemërt për të vërtetën. Përparim i shpejtë zakonisht bëhet nga ata që bëjnë lexim shtesë të botimeve të Shoqatës dhe marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e kongregacionit. Inkurajoje atë të flasë në mënyrë joformale me të tjerët rreth asaj që ai po mëson. Me dashamirësi tregoji atij se çfarë i nevojitet për të bërë përparim frymor. Ne nuk duhet të drejtojmë studime pafund me persona të pavendosur. Studentët duhet të marrin iniciativën për të mësuar, të marrin një qëndrim të palëkundur për të vërtetën dhe të përparojnë drejt dedikimit dhe pagëzimit.

4 Në disa shtëpi, janë drejtuar më shumë se një studim, pasi anëtarë të ndryshëm të familjes kanë studime të ndara. Megjithatë, në shumicën e rasteve mund të parapëlqehet pasja e një studimi të bashkuar familjar, meqenëse kjo do të ndihmojë të bashkohet familja frymësisht.

5 Urdhri i Jezuit është që të shkojmë të bëjmë dishepuj. (Mat. 28:19) Për të bërë kështu, ne duhet të drejtojmë studime biblike që të ndihmojmë studentët për të përparuar deri në pikën që ata të mund të thonë: «Çfarë më pengon të pagëzohem?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo