BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/99 f. 1
  • «Të ushtrojmë durim»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Të ushtrojmë durim»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Në shërbim kërkohet durim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Vazhdo të jesh i duruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Mëso nga durimi i Jehovait dhe i Jezuit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • A mund të ushtrosh durim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 1/99 f. 1

«Të ushtrojmë durim»

1 Ndërsa shohim që sistemi satanik i afrohet gjithnjë e më shumë fundit të tij, është jetësore «të ushtrojmë durim», ndërsa presim ditën e çlirimit të Jehovait. Veçanërisht në këtë orë të vonë, forcat e liga armike janë të vendosura që të na largojnë vëmendjen nga çështja kryesore e sovranitetit të Jehovait dhe na tundojnë që të shpërqendrohemi prej morisë së interesave personale. Në këtë mënyrë, Satanai do të na mashtronte që të dorëzoheshim ose të ngadalësoheshim në veprën e predikimit të Mbretërisë. (Jak. 5:7, 8; Mat. 24:13, 14) Në cilat mënyra mund ta tregojmë këtë durim të nevojshëm?

2 Duke u treguar të vetëpërmbajtur: Kur ndeshim apati ose kundërshtim në shërbimin tonë, vetëpërmbajtja do të na ndihmojë që të ngulmojmë në predikim. Nuk do të frikësohemi ose ofendohemi menjëherë, nëse njerëzit që takojmë janë të vrazhdë ose të panjerëzishëm. (1. Pjet. 2:23) Kjo forcë e brendshme do të na pengojë të flasim në mënyrë negative për njerëzit në territorin tonë që tregojnë indiferencë ose armiqësi ndaj veprës sonë, duke kuptuar se një i folur i tillë do të na shkurajonte si ne, ashtu edhe ata që punojnë bashkë me ne në shërbim.

3 Duke ngulmuar me durim: Mund të jetë më e vështirë të tregojmë durim kur pas një diskutimi të mirë në shërbim nuk arrijmë ta gjejmë përsëri në shtëpi personin e interesuar. E njëjta gjë është e vërtetë kur ata me të cilët studiojmë janë të ngadaltë në bërjen e progresit ose në marrjen e një qëndrimi për të vërtetën. Por, ngulmimi me durim, shpesh shpërblehet me rezultate të mira. (Gal. 6:9) Një motër i bëri disa rivizita një gruaje të re, përpara se të fillonte në të vërtetë një studim biblik. Në pesë vizitat e para gruaja ishte e preokupuar me çështje të tjera. Në përpjekjen e gjashtë, motra u bë qull nga një rrebesh shiu dhe nuk gjeti asnjeri në shtëpi. Megjithatë, e vendosur për t’i dhënë gruas edhe një mundësi tjetër, motra e vizitoi përsëri dhe e gjeti atë gati për të studiuar. Pas kësaj, studentja bëri një përparim të vazhdueshëm dhe brenda një kohe të shkurtër ia dedikoi jetën Jehovait.

4 Ne e dimë se dita e Jehovait nuk do të vonojë. Prandaj, presim që ai t’i zgjidhë çështjet, duke ditur se durimi hyjnor do të prodhojë fryt të mirë. (Hab. 2:3; 2. Pjet. 3:9-15) Ne duhet të ushtrojmë durim ashtu siç bën Jehovai dhe të mos dorëzohemi në shërbim. «Me besim dhe durim» t’i drejtohemi Jehovait që të na shpërblejë për punën tonë të palodhur.​—Hebr. 6:10-12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo