BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/99 f. 8
  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin tonë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin tonë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Zgjeroje thesarin tënd të shërbimit të Mbretërisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • A duam të bëjmë më shumë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Stërvitemi si shërbëtorë të Mbretërisë
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 5/99 f. 8

Mënyra për të zgjeruar shërbimin tonë

1 Më shumë se 40 vjet më parë, artikulli me titull «A po bën më të mirën?», u shfaq në Kullën e Rojës, 15 janar 1955, anglisht. Me dashuri aty theksohej se si shërbëtorët e Jehovait mund të përmirësojnë përpjekjen e tyre si individë në shërbim, në mënyrë që të rritin aktivitetin e tyre të Mbretërisë. Ajo këshillë e mirë zbatohet edhe sot, ndërsa vazhdojmë të përmirësohemi në bërjen e më të mirës.

2 I gjithë shërbimi ynë duhet të motivohet nga urdhërimi më i madh: «Duhet të duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde dhe me gjithë forcën tënde.» (Mar. 12:30, BR) Ne e tregojmë të gjithë dashurinë që kemi për Jehovain, duke përdorur në një masë të plotë mundësitë që janë në dispozicionin tonë për të çuar më tej veprën e tij të Mbretërisë. Le të shqyrtojmë mënyrat e mëposhtme me të cilat mund të zgjerojmë shërbimin tonë.

3 Të marrim përsipër përgjegjësinë tonë: Vëllezërit e dedikuar mund të përpiqen të kualifikohen si shërbëtorë ndihmës e më pas të përparojnë për të shërbyer si pleq. Artikujt «A po vë synime?» dhe «A je i kualifikuar për të shërbyer?», në numrin e Kullës së Rojës, 1 shtator 1990, anglisht, kanë motivuar shumë vëllezër që të vihen në dispozicion për privilegje të ndryshme në kongregacion. Le të pyesim pleqtë e kongregacionit për sugjerime specifike lidhur me vënien e synimeve dhe kualifikimin.

4 Pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës që janë beqarë, ftohen të mendojnë seriozisht rreth bërjes së kërkesës për Shkollën e Stërvitjes për Shërbim. Mund të njihemi më mirë me këtë shkollë, duke folur me vëllezërit që kanë marrë pjesë në të dhe duke shqyrtuar ato botime që flasin për të. A e shohim këtë ‘derë të madhe aktiviteti’ të hapet përpara nesh? (1. Kor. 16:9a, BR) Shumë vëllezër që kaluan nëpër të as që kishin menduar kurrë për privilegjet e shumta që i pritnin në anën tjetër. Sot ata gëzojnë shërbimin në Bethel ose në fushë si pionierë specialë, misionarë ose mbikëqyrës udhëtues.

5 Të synojmë për shërbimin e plotkohor: Të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme, gratë shtëpiake dhe kushdo që ka dalë në pension, duhet ta konsiderojnë seriozisht shërbimin si pionier. Le të rishikojmë shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, korrik 1998 e më pas të bisedojmë me pionierë që kanë pasur rrethana të ngjashme me ato që kemi ne në jetë. Ndoshta do të nxiteshim që ta zgjeronim shërbimin tonë duke shërbyer si pionierë, ashtu si ata. (1. Kor. 11:1) A kemi mundësi që të zgjerojmë aktivitetin deri 70 orë në muaj e të shërbejmë kështu si pionierë të rregullt?

6 Sot, më shumë se 17.000 vëllezër e motra shërbejnë në zyrat e degëve dhe shtëpitë Bethel në mbarë botën. Shërbimi ynë i Mbretërisë i marsit 1995, diskuton se çfarë kërkohet për të bërë kërkesën për një shërbim të tillë. Përse të mos e lexojmë këtë shtojcë e të shohim nëse jemi një prej atyre që mund të kualifikohen për privilegjin e pashoq të shërbimit në Bethel?

7 Të shërbejmë aty ku ka më shumë nevojë: A jetojmë në një zonë ku territori punohet mjaft shpesh ose ku ka shumë vëllezër që mbajnë peshën e predikimit në këtë zonë? A kemi menduar ndonjëherë që ta zgjerojmë aktivitetin tonë, duke u transferuar atje ku ka më shumë nevojë? Ndoshta transferimi mund të bëhet në një zonë të afërt fshatare, ku nevojiten më shumë punëtorë. (Mat. 9:37, 38) Kjo gjë nuk duhet bërë me nxitim. Meriton të konsiderohet në lutje. (Luka 14:28-30) Le ta diskutojmë situatën tonë me pleqtë dhe me mbikëqyrësin qarkor. Ata do të arsyetojnë me ne nëse është e mençur që ta bëjmë tani një transferim të tillë apo të përgatitemi për ta bërë këtë gjë në të ardhmen. Nëse duam t’i shkruajmë Shoqatës për ndonjë sugjerim se ku mund të transferohemi, duhet që letra jonë të shoqërohet nga një letër e firmosur prej Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit ku bëjmë pjesë.

8 Të përmirësojmë cilësinë e shërbimit tonë: Në mënyrë të ngjashme, të gjithë mund të marrim pjesë në një masë më të plotë në shërbim, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit tonë. A marrim pjesë në çdo aspekt të veprës duke përfshirë dëshminë shtëpi më shtëpi e atë jo formale si edhe rivizitat e veprën e studimit biblik? Nëse po drejtojmë një studim, a mund të përmirësojmë artin tonë të të mësuarit? Do të ishte mirë të rishikonim shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 1996, në lidhje me sugjerimet që mund të përdorim për të nxitur studentët tanë drejt dedikimit dhe pagëzimit.

9 Një diskutim më i gjerë i mënyrave për të zgjeruar dhe përmirësuar shërbimin tonë, gjendet në kapitullin 9 të librit Të organizuar për të kryer shërbimin tonë. Sigurisht, të gjithë ne dëshirojmë të bëjmë sa më shumë që është e mundur në shërbim të Perëndisë. Përse të mos u kushtojmë një vëmendje serioze synimeve tona frymore? Le të veprojmë siç këshillohet në 1. Timoteut 4:15: «Përsiatu mbi këto gjëra, zhytu në to, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë personat.» (BR)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo