BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/00 f. 3
  • A i çmojmë gjërat e shenjta?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A i çmojmë gjërat e shenjta?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Kongreset ndërkombëtare dhe krahinore për vitin 1998 «Udha hyjnore e jetës»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Kongresi Krahinor 1999 «Fjala profetike e Perëndisë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Kongresi krahinor 1994 «Frikë Perëndie»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Kongresi krahinor 1995 «Lavdërues të gëzuar»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 5/00 f. 3

A i çmojmë gjërat e shenjta?

1 Nëse do të na pyetnin se a i çmojmë gjërat e shenjta, ka të ngjarë që të përgjigjeshim menjëherë, po! Cilat janë disa nga masat e shenjta të Perëndisë që ne i çmojmë?

2 Sa shumë e çmojmë marrëdhënien personale që na është lejuar të kemi me Atin tonë qiellor! Ai na siguron se nëse ‘i afrohemi atij, ai do të na afrohet neve’. (Jak. 4:8) Pa flijimin shpërblerës të Jezu Krishtit, asnjë njeri nuk mund të merrte jetën e përhershme. (Gjoni 3:16) Me mirënjohje të sinqertë, ne shprehim çdo ditë në lutje çmueshmërinë tonë të thellë për këtë dhuratë të çmuar të Perëndisë.

3 Fjala e frymëzuar e Perëndisë, Bibla e Shenjtë, është po ashtu e shenjtë për ne, sikurse është dhe organizata tokësore e Jehovait. Ne tregojmë çmueshmërinë e duhur për këto masa që ka marrë Jehovai, kur jetojmë sipas parimeve biblike, forcojmë lidhjet e dashurisë vëllazërore, ndjekim me kujdes rregullin teokratik dhe bashkëpunojmë me ata që marrin drejtimin.​—1. Pjet. 1:22.

4 Nëpërmjet skllavit të besueshëm e të matur, ne marrim një bollëk ushqimi frymor. Do të jetë kështu edhe në Kongresin Krahinor të këtij viti «Zbatues të Fjalës së Perëndisë». Në të do të marrim udhëzime jetësore dhe do të gëzojmë shoqërinë e ngrohtë për të cilën kemi nevojë më tepër se kurrë. Si mund të tregojmë një çmueshmëri nga zemra për këtë masë të shenjtë?

5 Të mos e lëmë pas dore shtëpinë e Jehovait: Nehemia i këshilloi ata që kishin punuar pa u lodhur për të rindërtuar muret e Jerusalemit që ‘të mos e linin pas dore shtëpinë e Perëndisë së tyre’. (Neh. 10:39, BR) Sot, «shtëpia» e Jehovait është rregullimi i tij për të adhuruar. Kongreset tona krahinore janë pjesë e këtij rregullimi. Për të mos e lënë pas dore këtë rregullim, ne duhet të jemi të pranishëm në to dhe të kushtojmë një vëmendje të madhe, duke i treguar Jehovait se i vlerësojmë së tepërmi masat që ai ka marrë. (Hebr. 10:24, 25) Çfarë planesh duhet të bëjmë që tani, për të treguar se e çmojmë plotësisht këtë ngjarje të shenjtë?

6 Të jemi të pranishëm në të trija ditët: Secili prej nesh duhet të marrë masa për të qenë i pranishëm në të trija ditët e kongresit. A po bëjmë plane për të mbërritur herët çdo ditë dhe për të qëndruar deri në lutjen përmbyllëse të së dielës? Nëse po, do të kemi bekime të pasura. Të ndjekësh një kongres mund të mos jetë gjithnjë e lehtë. Rregullimi i situatës në punë, mund të kërkojë një qëndrim të palëkundur nga ana jonë. Udhëtimi mund të mos jetë gjithnjë i kollajshëm. Por të mos lëmë që këta faktorë të na shkurajojnë e të na pengojnë që të ndjekim kongresin.

7 Të shqyrtojmë këtë shembull të shkëlqyer: Vitin e kaluar, gjatë rrugës për të shkuar në një kongres krahinor, një grup vëllezërish në një vend afrikan ku ka trazira civile, ndeshën një grup ushtarësh. Ata i pyetën vëllezërit: «Kush jeni ju dhe ku po shkoni?» Ata u përgjigjën: «Jemi Dëshmitarë të Jehovait dhe po shkojmë të ndjekim kongresin krahinor.» Një nga ushtarët bëri këtë koment: «Ju Dëshmitarët e Jehovait nuk keni frikë nga asgjë. Vetëm ecni përpara dhe do të mund ta mbani kongresin tuaj pa asnjë problem. Megjithatë, ta dini se do të takoni shumë ushtarë. Ecni gjithmonë në mes të rrugës! Nëse shihni shumë njerëz të grumbulluar, vazhdoni të ecni në mes të rrugës!» Ata vepruan në këtë mënyrë dhe mbërritën shëndoshë e mirë në kongres. Këta vëllezër u shpërblyen, sepse treguan çmueshmërinë e tyre për gjërat e shenjta.

8 Ashtu si vëllezërit në Afrikë, edhe ne ndeshim sfida. Por, pa dyshim, mund ta imitojmë besimin e tyre dhe të jemi të vendosur për të qenë të pranishëm në të gjitha sesionet e kongresit krahinor. Nëse është e nevojshme të bëhen rregullime, le t’i drejtohemi Jehovait për udhëheqje, duke ditur se ai do t’i bekojë përpjekjet tona për të ndjekur të gjithë programin.

9 Të korrim bekimet: Ne e dëshirojmë fort Fjalën e Perëndisë, duke ditur se nëpërmjet saj mund të rritemi drejt shpëtimit. (1. Pjet. 2:2) Duke ndjekur kongresin krahinor dhe duke e dëgjuar mirë programin, secili prej nesh do të ndërtojë një besim më të fortë në këtë Fjalë dhe kështu do të jetë më i aftë të përballojë sulmet e tërbuara të Satanait. Duke vepruar në këtë mënyrë, do t’i tregojmë Jehovait dhe të gjithë atyre që na shikojnë se i çmojmë plotësisht gjërat e shenjta dhe se «nuk jemi lloji që sprapset . . . por lloji që ka besim për ruajtjen gjallë të shpirtit».​—Hebr. 10:39, BR; He 12:16; Prov. 27:11.

10 Ne mund të presim me padurim që Jehovai të hapë kataraktet e qiellit e të derdhë mbi ne rrebeshe të shumta bekimesh frymore. (Mal. 3:10) Le të vëmë si synim që të jemi në Kongresin Krahinor «Zbatues të Fjalës së Perëndisë», që kur fillon programi të premten në mëngjes, deri kur bëhet lutja përmbyllëse dhe thuhet «Amin!» në mbarim të programit të dielën pasdite! Do të jemi të lumtur për këtë!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo