BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/01 f. 3
  • Kongreset: Një kohë për të gëzuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kongreset: Një kohë për të gëzuar
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • Kongreset—Raste të gëzuara për popullin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Kongreset ndërkombëtare dhe krahinore për vitin 1998 «Udha hyjnore e jetës»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • A i çmojmë gjërat e shenjta?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Kongresi Krahinor 1999 «Fjala profetike e Perëndisë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 5/01 f. 3

Kongreset: Një kohë për të gëzuar

1 Kongreset e Dëshmitarëve të Jehovait janë raste të një gëzimi të madh. Për më shumë se njëqind vjet, këto grumbullime kanë ndihmuar në rritjen që ka ndodhur e po ndodh në organizatën tonë. Nga fillimet e vogla kemi parë bekimet e pasura të Jehovait në veprën mbarëbotërore. Në kongresin tonë të parë të kohëve moderne, mbajtur në Çikago, Illinois, në vitin 1893, nga 360 të pranishmit, u pagëzuan në simbol të dedikimit të tyre ndaj Jehovait gjithsej 70 veta. Në serinë e vitit të kaluar të Kongreseve Krahinore «Zbatues të Fjalës së Perëndisë», numri i përgjithshëm i të pranishmëve në të gjithë botën qe 9.454.055 persona, nga të cilët u pagëzuan 129.367 veta. Ç’shkak i mrekullueshëm për t’u gëzuar!

2 Që nga kohët biblike, grumbullimi i popullit të Perëndisë ka qenë një ndër mënyrat e rëndësishme për të dhënë udhëzimet që vinin nga Jehovai. Në kohën e Ezdrës dhe të Nehemisë, populli dëgjoi leximin e Ligjit «nga agimi deri në mesditë». (Neh. 8:2, 3) Duke qenë se në atë rast fitoi një kuptueshmëri më të mirë rreth Ligjit, populli provoi «një gëzim të madh». (Neh. 8:8, 12, BR) Edhe ne gëzojmë që kongreset na sigurojnë një mundësi të shkëlqyer për të marrë nga Jehovai udhëzime të mira dhe ushqim frymor «në kohën e duhur» nëpërmjet ‘skllavit të besueshëm e të matur’. (Mat. 24:45) Duke qenë se Jezui tha që njeriu duhet të jetojë «me çdo shprehje që del nga goja e Jehovait», kongreset janë jetësore për mirëqenien tonë frymore.​—Mat. 4:4.

3 Ia vlen çdo përpjekje për të qenë i pranishëm: Që të gjithë duhet të vëmë si synim të jemi të pranishëm në të gjithë Kongresin Krahinor të këtij viti «Mësues të Fjalës së Perëndisë». Duhet të planifikojmë që të arrijmë herët çdo ditë dhe të qëndrojmë deri sa të themi të gjithë «Amin!» në lutjen përmbyllëse. Për ta arritur këtë, mund të na duhet të bëjmë rregullime në programin tonë. Sigurimi i lejes nga punëdhënësi për të ndjekur kongresin mund të paraqesë disa vështirësi. Duhet të kemi një qëndrim të patundur duke mos ia lënë asgjë rastësisë. Nëse kemi nevojë për strehim dhe/ose që të udhëtojmë për të ardhur në vendin ku mbahet kongresi, duhet të bëjmë rregullime që tani. Çfarëdo përpjekje që na duhet të bëjmë do t’ia vlejë.

4 Populli i Jehovait nuk i llogarit me lekë ose me qindarka bekimet që vijnë kur ndjekin një kongres. Le të vërejmë shembullin e disave që ishin të vendosur të ndiqnin Asamblenë Ndërkombëtare të Dëshmitarëve të Jehovait «Vullneti Hyjnor», mbajtur në Nju-Jork në vitin 1958. Një vëlla ndërpreu për dy javë biznesin e tij në fushën e ndërtimit për të ndihmuar si vullnetar në kongres e për të qenë i pranishëm në të. Një vëlla në ishujt Virxhin, shiti 2 ha tokë që e gjithë familja e tij prej gjashtë personash të ishte e pranishme. Një çift i ri shiti motobarkën që kishte, për të qenë në asamble me të tre fëmijët, me moshë nga dymuajsh deri shtatëvjeç. Tre vëllezërve të një gjaku nga Kalifornia iu tha se nëse mungonin në punë, nuk do ta gjenin më atë kur të ktheheshin. Megjithatë, kjo nuk i pengoi që të shkonin në atë asamble të paharrueshme.

5 Jehovai i shpërblen përpjekjet tona të zellshme: Jehovai i sheh dhe i bekon përpjekjet e popullit të tij. (Hebr. 6:10) Për shembull, në Asamblenë e vitit 1950 «Rritja e teokracisë», ata që ishin të pranishëm dëgjuan fjalimin e paharrueshëm «Sistemet e reja». Vëllai Frederik Franc gjallëroi dhe nxiti interesin e të gjithëve, duke bërë pyetjen: «A nuk do të ishte e lumtur kjo asamble të dinte se këtu, sonte, mes nesh, ka një numër nga ata që në të ardhmen do të jenë princër në tokën e re?» Dhe pse kanë kaluar më shumë se 50 vjet nga ajo asamble, ende gëzojmë nga kjo kuptueshmëri e qartësuar e Psalmit 45:16.

6 Pasi ndoqi kongresin krahinor të vitit të kaluar, një kryefamiljar mirënjohës shkroi si më poshtë: «Vëllezër, s’mund ta dini kurrë se sa jetëshpëtues ka qenë ky kongres. Familja ime u transferua në qytet për arsye pune, mirëpo zbuluam se po çalonim në aspektin frymor. . . . Ne i kishim lënë pas dore detyrimet tona të krishtere. Madje as shkonim më së bashku në mbledhje dhe në shërbim. . . . Ky kongres na përtëriu. Po vëmë sërish synime frymore e po organizohemi për t’i arritur ato.»

7 Jehovai po na pajis me ushqimin frymor që na nevojitet. Ai shtron një tryezë të pasur në kongreset tona. Çmueshmëria për këtë masë duhet të na japë mundësi të themi atë që tha Korneli kur e vizitoi apostulli Pjetër: «E tani, pra, të gjithë jemi të pranishëm para Perëndisë për të dëgjuar të gjitha gjërat që Jehovai të ka urdhëruar të thuash.» (Vep. 10:33) Le të vëmë si synim që të jemi «të pranishëm para Perëndisë» në çdo sesion të Kongresit Krahinor të këtij viti «Mësues të Fjalës së Perëndisë» e të gëzojmë!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo