Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 shtator 2001
«Gati në çdo fe ka nga ata që e duan të vërtetën. Megjithatë, në përgjithësi, fetë kanë prirjen t’i ndajnë njerëzit. Çfarë do të duhej për t’i bashkuar ata me zemër të ndershme? [Pas një përgjigjeje, të lexojmë Sofoninë 3:9.] Kjo revistë tregon se si njohja e Perëndisë së vërtetë po bashkon njerëz nga çdo vend.»
Zgjohuni! Shtator 2001
«Shumë të rinj, sot, hasin vështirësi gjatë moshës së adoleshencës. Depresioni është një fenomen në rritje edhe midis adoleshentëve. Kjo revistë shqyrton arsyet e këtij fenomeni dhe tregon se si prindërit mund të ndihmojnë fëmijët në këtë periudhë delikate të rritjes së tyre.»
Kulla e Rojës 1 tetor 2001
«Ndoshta edhe ju mendoni që besimi te Perëndia është bërë një temë e papëlqyer për shumë njerëz. Por, përse është kështu? [Pas një përgjigjeje, lexo Hebrenjve 11:1.] Kjo revistë trajton çfarë është besimi i vërtetë dhe çfarë ndryshimi ka nëse kemi ose jo besim.»