Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 shtator
«Miliona njerëz besojnë që ‘shenjtorët’ kanë fuqi të veçanta dhe që të lutesh nëpërmjet tyre është diçka e mirë. Si mendoni ju? [Ta lëmë të përgjigjet.] Shikoni çfarë tha Jezui. [Të lexojmë Gjonin 14:6.] Këto fjalë i kanë bërë disa të dyshojnë për lutjet nëpërmjet ‘shenjtorëve’. Ky numër i revistës Kulla e Rojës trajton këtë temë të rëndësishme.»
Zgjohuni! shtator
«A ju ka shqetësuar ndonjëherë fakti se njerëzimit po i del nga kontrolli problemi i ndotjes? [Ta lëmë të përgjigjet.] Një nga shkaqet kryesore të këtij problemi është se ne shpërdorojmë shumë gjëra. [Të lexojmë Gjonin 6:12.] Kjo revistë tregon se si ndjekja e parimeve hyjnore mund t’i ndihmojë familjet që të shmangin këtë lloj mentaliteti për të shpërdoruar gjithçka.»
Kulla e Rojës 1 tetor
«Shumë veta kanë pyetur nëse do të marrin ndonjëherë fund gjithë këto telashe që shohim rreth e rrotull: luftërat, krimet dhe veprimet terroriste. Si mendoni ju? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla na jep këtë siguri që të ngushëllon. [Të lexojmë Psalmin 37:10, 11.] Kjo revistë shpjegon se përse Perëndia nuk i ka dhënë akoma fund ligësisë dhe vuajtjeve që ajo shkakton.»