Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 shtator
«Do të doja të dëgjoja mendimin tuaj për këtë që thuhet këtu. [Të lexojmë Ligjin e përtërirë 32:4.] A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse ka kaq shumë vuajtje dhe ligësi në botë nëse Perëndia është i plotfuqishëm dhe i drejtë? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë shpjegon se përse ka lejuar Perëndia që ligësia të vazhdojë deri më sot.»
Zgjohuni! shtator
«Shumica prej nesh dëshirojnë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. A mendoni se mund të kemi një shëndet më të mirë nëse përpiqemi t’i shohim gjërat me sy optimist? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Proverbat 17:22.] Ky artikull shqyrton se përse ia vlen të ushqejmë optimizmin.» T’i tregojmë artikullin në faqen 26.
Kulla e Rojës 1 tetor
«A keni thënë ndonjëherë me vete: ‘Ah sikur t’i kisha bërë ndryshe gjërat!’? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se cila është arsyeja pse të gjithë ndonjëherë marrim vendime për të cilat më vonë pendohemi. [Të lexojmë Jereminë 10:23.] Kjo revistë tregon se si na ndihmojnë këshillat praktike të Biblës për të marrë vendimet e duhura.»
Zgjohuni! tetor
«Mendoni se fëmijët janë më në rrezik sot sesa në të shkuarën? [Të presim përgjigjen.] Shumë mendojnë se po jetojmë në kohët që përshkruhen këtu. [Të lexojmë 2 Timoteut 3:1-5.] Në këtë revistë jepen disa sugjerime praktike se si mund t’i mbrojnë prindërit fëmijët nga abuzuesit.»