Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 shkurt
«Disa njerëz pyesin veten nëse ekziston Perëndia si person. Të tjerë thonë se ekziston, por mendojnë se ai është larg tyre. A e keni vërejtur këtë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Vini re përse është kaq e rëndësishme ta njohim Perëndinë si person. [Të lexojmë Gjonin 17:3.] Lidhur me këtë, do t’ju duken interesantë artikujt e parë të kësaj reviste.»
Zgjohuni! 22 shkurt
«A mendoni se Perëndia kishte ndër mend që njerëzit, përfshirë këtu edhe fëmijët, të vuanin nga të ushqyerit e keq? [Ta lëmë të përgjigjet.] Vini re këtë premtim ngushëllues që gjejmë në Bibël. [Të lexojmë Psalmin 72:16.] Ky numër i revistës Zgjohuni! trajton shkaqet e të ushqyerit të keq dhe, ç’është më e rëndësishmja, trajton premtimin e Perëndisë për t’i dhënë fund së shpejti këtij problemi.»
Kulla e Rojës 1 mars
«Do të donim të dinim çfarë mendoni ju për këtë shkrim interesant. [Të lexojmë Mateun 5:10.] Si mund të jetë i lumtur një njeri kur po e përndjekin? [Ta lëmë të përgjigjet.] Dy artikujt e parë të kësaj reviste tregojnë për disa njerëz që vazhduan të ishin të lumtur edhe pse vuanin. Do t’ju duket interesante të lexoni se si e arritën këtë.»
Zgjohuni! 8 mars
«A nuk mendoni edhe ju se pavarësisht nga problemet që kemi në jetë, ne prapëseprapë kemi arsye për të qenë mirënjohës? [Ta lëmë të përgjigjet.] Një arsye për të qenë mirënjohës është mënyra si jemi krijuar. [Të lexojmë Psalmin 139:14.] Sa mirënjohës mund të jemi që kemi të gjitha shqisat që nevojiten për ta kuptuar e vlerësuar jetën, siç e ilustron ky numër i revistës Zgjohuni!»