Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 shkurt
«Nëse do të kishit mundësi të zgjidhnit dikë për të qeverisur gjithë botën, kë do të zgjidhnit? [Të presim përgjigjen.] Ky numër i revistës Kulla e Rojës shqyrton provat që identifikojnë Mesinë, atë që Perëndia e ka zgjedhur për të qeverisur tokën. Këtu tregohet edhe se çfarë do të sjellë qeverisja e tij për njerëzimin.» Të lexojmë Isainë 9:6, 7.
Zgjohuni! shkurt
«Sot njerëzit adhurojnë shumë Perëndi. Por shikoni se çfarë tha Jezui në lutje për Atin e tij qiellor. [Të lexojmë Gjonin 17:3.] Nëse ka vetëm një Perëndi të vërtetë, po të tjerët çfarë janë? [Të presim përgjigjen.] Ky artikull flet për pikëpamjen e Biblës në lidhje me këtë.» T’ia drejtojmë vëmendjen te artikulli në faqet 28, 29.
Kulla e Rojës 1 mars
«Shumica e njerëzve mendojnë se duhet ta duam njëri-tjetrin, pikërisht ashtu siç urdhëron Jezui në këtë shkrim. [Të lexojmë Gjonin 13:34, 35.] Po ku mund të gjejmë njerëz që zbatojnë mësimet e Jezuit në jetën e tyre? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë na ndihmon të dallojmë se cilët janë të krishterët e vërtetë në ditët e sotme.»
Zgjohuni! mars
«Dashuria është tepër e rëndësishme për lumturinë dhe mirëqenien tonë. Por shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë dashuri të vërtetë. Pse mendoni se ndodh kjo? [Të presim përgjigjen.] Një faktor kyç për të gjetur dashuri të vërtetë është të mësojmë të shfaqim dashuri për të tjerët. Kjo revistë tregon se si mund ta bëjmë këtë.» Të lexojmë 1 Korintasve 13:4-7.