BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/03 f. 4
  • Ji një shembull veprash të shkëlqyera

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ji një shembull veprash të shkëlqyera
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • ‘Të ndjekim gjithmonë atë që është e mirë’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • «Mbajeni të shkëlqyer sjelljen tuaj mes njerëzve nga bota»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Të jemi të shenjtë në gjithë sjelljen tonë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Të presim që të veprojë Jehovai
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 4/03 f. 4

Ji një shembull veprash të shkëlqyera

1. Përse është e nevojshme të jemi veçanërisht të vetëdijshëm për sjelljen tonë në kongresin krahinor?

1 Kur shumë Dëshmitarë mblidhen në kongreset krahinore, vëzhguesit në veçanti e vërejnë mënyrën se si veprojmë dhe si sillemi. Prandaj, secili prej nesh, duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë këshillës së Biblës: ‘Jini me mendje të shëndoshë, duke e treguar veten një shembull veprash të shkëlqyera në gjithçka.’ (Titit 2:6, 7) Mund të duhen shumë përpjekje për ‘të parë me interes personal jo vetëm çështjet tona, por me interes personal edhe ato të të tjerëve’. (Filip. 2:4) Le të shqyrtojmë disa fusha, në të cilat mund ta zbatojmë këtë inkurajim në Kongresin e ardhshëm Krahinor «Jepini lavdi Perëndisë».

2. Çfarë duhet të kemi parasysh në lidhje me rregullimet për strehimin?

2 Rregullimet për strehimin: Një mënyrë e shkëlqyer për të shfaqur veprat e shkëlqyera është kur bëjmë rregullimet për strehim. Ju lutemi të rezervoni vetëm dhomën e hotelit që keni planifikuar të përdorni. Nëse kërkohet, sigurohuni të jepni kaparin e përshtatshëm që më përpara. Vlerësohet shumë, po të shfaqim frytin e frymës së Perëndisë gjatë radhëve të gjata për t’u regjistruar dhe për të paguar.​—Gal. 5:22, 23.

3. Si mund «të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve» në hotel?

3 Kur hamë mëngjesin që sigurohet falas, duhet të bëhet i dukshëm interesi ynë për të tjerët. Nuk është e përshtatshme që të marrim në vendin e kongresit ushqimet e siguruara për mysafirët e hotelit. Do të çmohej nëse ndjekim me kujdes rregullat e hotelit dhe tregojmë respekt për personelin, duke lënë në dhomë ndonjë bakshish sipas zakonit. Në këto mënyra «bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve» dhe si rrjedhim u japim dëshmi të shkëlqyer të tjerëve.​—Gal. 6:10.

4, 5. Si mund t’i sjellin fëmijët lavdi Jehovait, dhe çfarë përgjegjësie kanë prindërit?

4 Prindërit dhe fëmijët: Në një botë ku shumë të rinj janë të pasjellshëm, fëmijët tanë dallohen si të ndryshëm, dhe kjo i sjell lavdi Jehovait dhe organizatës së tij. Megjithatë, disa herë kanë lindur probleme kur fëmijët nuk janë mbikëqyrur siç duhet. (Prov. 29:15) Prindërit nuk duhet t’i lënë fëmijët e tyre pa mbikëqyrje në hotel, duke përfshirë pishinat ose edhe në vendin e kongresit.

5 Përpara kongresit disa prindër kanë nxjerrë dobi, duke shqyrtuar me fëmijët se ç’sjellje pritet prej tyre. (Efes. 6:4) Ata i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë që dashuria e vërtetë e krishterë «nuk sillet në mënyrë të pahijshme» ose «nuk kërkon interesat e veta». (1 Kor. 13:5) Kongresi krahinor është një kohë e lënë mënjanë për t’u mësuar nga Jehovai dhe fëmijët njësoj si të rriturit mund të tregojnë respekt për këtë rregullim nëpërmjet sjelljes së tyre si në kongres, ashtu edhe në çdo vend tjetër.​—Isa. 54:13.

6. Çfarë ndikimi mund të ketë sjellja jonë te të tjerët?

6 Sjellja jonë e shkëlqyer mund të ndihmojë shumë për të hedhur poshtë konceptet e gabuara dhe i tërheq njerëzit në adhurimin e vërtetë. (Mat. 5:16; 1 Pjet. 2:12) Me anë të mënyrës si veprojmë dhe si sillemi me të gjithë njerëzit që takojmë në kongresin krahinor le t’u japim atyre një dëshmi të favorshme. Kështu ‘do ta tregojmë veten një shembull veprash të shkëlqyera’ dhe do të lavdërojmë Jehovain.​—Titit 2:7.

[Kutia në faqen 4]

Të kemi respekt për të tjerët

▪ Rezervoni vetëm dhomën që keni planifikuar të përdorni

▪ Jini të duruar gjatë regjistrimit dhe pagesës

▪ Mos abuzoni me rregullimin për mëngjesin

▪ Mbikëqyrini me kujdes fëmijët

▪ Lini ndonjë bakshish të përshtatshëm

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo