BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/03 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • A është i mundur një riedukim i vërtetë?
    Zgjohuni!—2001
  • A është zgjidhja pjesë e problemit?
    Zgjohuni!—2001
  • Përvoja besimi nga një burg historik
    Zgjohuni!—2001
  • «Keni ndryshuar përshtypjen time për Dëshmitarët e Jehovait»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 4/03 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Cilave paralajmërime duhet t’u vëmë veshin kur u dëshmojmë të burgosurve?

Në mbarë botën ka të paktën tetë milionë të burgosur, disa nga të cilët janë të interesuar për lajmin e mirë. (1 Tim. 2:4) Një zyrë dege merr afro 1.400 letra çdo muaj nga të burgosurit dhe pjesëtarët e familjes, ku i kërkojnë literaturë ose që të vizitohen personalisht. Edhe pse shumë të burgosur kanë interes të sinqertë, përvojat kanë treguar se disa janë shtirur si të interesuar, duke kërkuar përfitime egoiste nga populli i Perëndisë. Për këtë arsye, të gjithë duhet t’u vëmë veshin paralajmërimeve në lidhje me dëshminë ndaj të burgosurve.

Në shumë raste, të burgosurve u jepet dëshmi me anë të letrave. Këshillohet që motrat të mos u shkruajnë të burgosurve meshkuj, edhe nëse bëhet me qëllimin për t’u dhënë ndihmë frymore. Kjo përgjegjësi duhet t’u ngarkohet vetëm vëllezërve të kualifikuar. Për t’u shkruar letra grave të burgosura që shprehin interes të sinqertë për të vërtetën biblike, mund të caktohen motra të kualifikuara. Nuk duhet t’u dërgohen para ose dhurata personale të burgosurve, edhe kur kërkohen.

Kur një i burgosur tregon interes, emri dhe adresa duhet t’i dërgohen kongregacionit që ndodhet në zonën e burgut. Zakonisht, atje ka vëllezër të kualifikuar, të cilët dinë si t’i përballojnë situatat e ndryshme që mund të lindin. Nëse kongregacioni nuk dihet, informacioni duhet t’i dërgohet zyrës së degës.

Nuk është e gabuar që vëllezër të caktuar mbajnë mbledhje me të burgosurit, me qëllim që disa të burgosur mund të studiojnë njëkohësisht. Megjithatë, në burg nuk duhet të organizohen raste të veçanta, gjatë të cilave lajmëtarët shoqërohen lirshëm me të burgosurit. Për më tepër, nuk është e këshillueshme që lajmëtarët të vizitojnë burgun pa bërë planifikime të kujdesshme dhe të kenë shoqëri të ngushtë me të burgosurit.

Le të jemi «të kujdesshëm si gjarpërinjtë e megjithatë të pafaj si pëllumbat», ndërsa ndajmë lajmin e mirë me të burgosurit.​—Mat. 10:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo