Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 maj
«Çdo ditë dëgjojmë lajme për dhunën. A mendoni se një gjendje e tillë ka ekzistuar edhe më parë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Vëreni se çfarë thotë Bibla. [Të lexojmë Mateun 24:37.] Në ditët e Noes njerëzit ishin kaq të këqij, saqë Perëndia i zhduku të gjithë, përveç Noes dhe familjes së tij. Kjo revistë tregon se ç’domethënie kanë ato ngjarje për ne sot.»
Zgjohuni! 22 maj
«Sot, sëmundjet që përhapen nga insektet janë një ndër rreziqet e shumta për shëndetin tonë. A e dini se ka disa masa parandaluese që mund të marrim për t’u mbrojtur? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton këto masa, si dhe premtimin e Biblës për një kohë kur nuk do të ketë më sëmundje.» Të përfundojmë duke lexuar Isainë 33:24.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Raportet e administrimit të keq të fondeve të dhuruara i kanë bërë disa të mendojnë nëse është e mençur t’u japësh para shoqatave bamirëse. Mirëpo ka shumë njerëz në nevojë. Çfarë mendoni se duhet bërë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Hebrenjve 13:16.] Kjo revistë tregon atë lloj dhënieje që i pëlqen Perëndisë.»
Zgjohuni! 8 qershor
«Me sa duket, sot njerëzit nuk i vlerësojnë më normat morale dhe sjelljen e mirë, siç bënin vitet e kaluara. A e keni vërejtur këtë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Është interesante se Bibla e kishte parathënë një gjë të tillë. [Të lexojmë 2 Timoteut 3:1-5.] Ky numër i revistës Zgjohuni! shqyrton se përse po ndryshojnë vlerat njerëzore dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen.»