Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 maj
«A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse Perëndisë i intereson ajo që bëjnë njerëzit në tokë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Shikoni se ç’ndjenja përjeton Perëndia në varësi të veprimeve tona. [Të lexojmë Fjalët e urta 27:11.] Kjo revistë shqyrton disa shembuj të njerëzve që ia gëzuan zemrën Perëndisë dhe shpjegon se si mund të bëjmë edhe ne të njëjtën gjë.»
Zgjohuni! 22 maj
«Shkenca mjekësore ka bërë përparime të mëdha për të luftuar sëmundjet, por, a mendoni se do të vijë një ditë kur bota nuk do të ketë më sëmundje? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shpjegon se një ditë të gjithë njerëzit do të gëzojnë shëndet të plotë në përmbushje të këtij premtimi.» Të lexojmë Isainë 33:24.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Disa njerëz mendojnë se nuk është e nevojshme të bësh pjesë në një fe për të adhuruar Perëndinë. A e keni pyetur veten ndonjëherë për këtë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton se si ka vepruar Perëndia me njerëzit në të kaluarën. Trajton edhe ç’do të thotë të adhurosh me të vërtetë Perëndinë.» Të lexojmë Gjonin 4:24.
Zgjohuni! 8 qershor
«Shumë njerëz sot janë të vetmuar. Ndihen sikur janë të shkëputur nga të tjerët. A nuk mendoni edhe ju se kjo mund të jetë diçka e dhembshme? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Psalmin 25:16.] Ky numër i revistës Zgjohuni! jep sugjerime praktike se si ta largojmë vetminë.»