Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 qershor
«Disa njerëz besojnë se Jezui ishte njeriu më i madh në histori. Të tjerë vënë në dyshim nëse ka ekzistuar ndonjëherë. A mendoni se ka rëndësi çfarë besojmë për të? [Pasi është përgjigjur, të lexojmë Veprat 4:12.] Çfarë dëshmish ka se Jezui jetoi vërtet në tokë? Kjo revistë shqyrton këtë pyetje.»
Zgjohuni! 22 qershor
«Shumë njerëz shqetësohen për mjedisin. A mendoni se mund të ruhen pyjet tropikale të shiut? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë përshkruan përpjekjet që po bëhen për t’i mbrojtur pyjet e shiut. Përveç kësaj, ajo tregon si do të përmbushet ky premtim i bukur i Perëndisë.» Të lexojmë Isainë 11:9.
Kulla e Rojës 1 korrik
«Një nga nevojat kryesore të njeriut është të dojë të tjerët dhe ta duan. [Të lexojmë diçiturën në faqen 4.] Mirëpo, a e keni vënë re se shoqëria e sotme ka prirjen t’u japë përparësi gjërave të tjera? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë trajton se çfarë është dashuria e vërtetë dhe si ta kultivojmë atë.» Të lexojmë 1 Korintasve 13:2.
Zgjohuni! 8 korrik
«Shumë njerëz shqetësohen për dhunën e pakuptimtë që po shtohet. [Të përmendim një shembull të njohur në zonën tonë dhe ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton disa nga arsyet që çojnë në krime të dhunshme. Shpjegon edhe si Perëndia do ta zhdukë krimin e dhunën njëherë e mirë.» Të lexojmë Psalmin 37:10, 11.