Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 prill
«Duket sikur mizoritë sa vijnë e bëhen më të zakonshme. [Përmendni një shembull nga zona juaj ose ndonjë nga revista.] A e keni pyetur ndonjëherë veten si mund të jenë kaq mizorë njerëzit? [Të presim përgjigjen.] Bibla ka parathënë që mizoria në botë do të rritej. [Të lexojmë 2 Timoteut 3:1-5.] Kjo revistë i përgjigjet pyetjes: ‘A do të marrin fund mizoritë?’»
Zgjohuni! prill
«Shumë thonë se janë të krishterë. Si mendoni, ç’do të thotë të jesh i krishterë? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se çfarë tha Jezui. [Të lexojmë Gjonin 15:14.] Ky artikull tregon se nuk mjafton që dikush të thotë se është i krishterë.» T’i tregojmë artikullin që fillon në faqen 26.
Kulla e Rojës 1 maj
«Për prindërit, vdekja e fëmijës është një dhembje e thellë dhe e pashlyeshme. Ku mendoni se mund të gjejnë ngushëllim ata? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Romakëve 15:5.] Kjo revistë flet për disa nga mënyrat me të cilat Perëndia ngushëllon të pikëlluarit.»
Zgjohuni! maj
«Disa njerëz gëzojnë begati të madhe, ndërsa miliona të tjerë jetojnë në varfëri. A mendoni se do të vijë një kohë kur nuk do të ketë pabarazi të tilla? [Të presim përgjigje.] Shikoni se si i konsideron Perëndia ata që janë të varfër. [Të lexojmë Psalmin 22:24.] Kjo revistë shpjegon shpresën e Biblës për të varfrit.»